Alternativa: Bëjmë thirrje për maturi dhe qetësi

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 00:18 Përditësuar

Alternativa: Bëjmë thirrje për maturi dhe qetësi

Kryesia Qendrore e Alternativës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku mes tjerash diskutoi edhe për aktualitetin politik dhe gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, e cila – sipas Alternativës – “është lënduar me nxitje të forcave të caktuara destruktive të proviniencës opozitare, të cilat nuk mund ta pranojnë akoma faktin se janë në opozitë”.

“Për Alternativën është indikative që këto incidente ndodhin pikërisht në kohën kur ndodhin edhe sulmet serbe në veri të Kosovës. Alternativa i dënon të gjitha veprimet që e lëndojnë qetësinë e sigurinë dhe bën thirrje për maturi dhe pjekuri nga qytetarët, të cilëve u bën thirrje të mos bien viktimë e nxitjeve që vijnë nga politikanë të dështuar, që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën. Me këtë rast, përveçse e përshëndet punën e matur të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Alternativa i inkurajon organet e rendit që të jenë në krye të detyrës dhe të mos lejojnë që në asnjë mënyrë të cenohet siguria e qytetarëve.

Kryesia Qendrore e Alternativës, po ashtu, i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që mos të eksperimentojë me të drejtat dhe detyrimet e saj, duke prekur në të drejtën e avancuar të gjuhës shqipe, sepse kjo mund të jetë goditje edhe ndaj marrëdhënieve ndëretnike në vendin tonë dhe angazhimit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet mes tjerash në njoftimin e AAA-së.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 00:18 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?