VLEN: BDI është sinonim i destabilizimit!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 09:26

VLEN: BDI është sinonim i destabilizimit!

I ashtuquajturi Fronti Europian i cili tani po hedh shqelmat e fundit po tenton të mbjell pasiguri te qytetarët. Fakti që u destabilizua Fronti i thirrur në “Europian”, nuk nënkupton se duhet të destabilizohet shteti. Fakti që ata janë bërë pikë e pesë, nuk do të thotë se edhe shoqëria të bëhen si ata. 

Në këto momente vendimtare për të ardhmen e shtetit, ftojmë gjithë aktorët politikë që ia dëshirojnë të mirën shtetit, të jenë të unifikuar rreth qëllimeve strategjike, e ato janë vlerat europian dhe integrimi evropian dhe jo veprime tjera retrograde. 

Kur BDI flet për inifltrime ruse, rikujtojmë opinionin se kjo parti i kishte dhënë pasaportë biznesmenit pro-rus në listën e zezë Onishçenko. Qesharake është kur BDI flet ndërsa të bëmat e saj e demantojnë. Ishte kjo parti që edhe qiellin e hapi vetëm e vetëm që të sjell në Shkup, ministrin e Jashtëm rus, Sergej Llavrov. 

Tentimet për destabilizim nuk do të kalojnë, harmonia e bashkëjetesa mes qytetarëve do ngadhënjej ku të gjithë do të ndjehen të barabartë. Këtë e kemi dhënë si zotim gjatë fushatës zgjedhore dhe për këtë po angazhohemi çdo ditë me përkushtim.

211
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Sinonim i destabilizimit është Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI). Po ua rifreskojmë kujtesën. Gjitha ngjarjet e kobshme në vend, e sidomos për shqiptarët kanë ndodhur kur BDI kanë qenë pjesë e pushtetit. Rastet “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, janë ngjarje që kanë tensionuar shtetin, por fatmirësisht nuk krijuan ndasi në shoqëri. BDI është sinonim i së keqes dhe për atë shqiptarët u dërguan në vendin që e meritoni, në opozitë. 

Populli shqiptar nuk do të mashtrohet më. Drejtësia po vjen, dhe lojërat tuaja kanë mbaruar. E kjo ju pengon eksponentëve të BDI-së, përkatësisht Artan Grubit. Këtij të fund më nuk po i kalojnë përrallat dhe gënjeshtrat që po mundohet t’i imponon në opinionin vendor, andaj  ai tani gënjeshtrat e tij po mundohet ti plason në opinionin në Shqipëri se kinse janë arrestuar 17 shqiptarë pas incidenteve që ndodhën, që absolutisht nuk është e vërtetë. Kujtojmë opinionin se janë arrestuar 17 persona që kanë përdhosur flamurin shtetëror dhe flamurin kombëtar shqiptar. 

VLEN-i garanton: Ligji është për të gjithë dhe mbi të gjithë! Askush nuk do të jetë mbi ligjin, pavarësisht pozitës apo përkatësisë. Siguria është prioritet! Çdo qytetar, pa dallim, meriton të ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur. Drejtësia është në veprim! Çdo krim do të hetohet, çdo autor do të përgjigjet dhe askush nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi.

Koalicioni VLEN është garancë e stabilitetit dhe prosperitetit të Maqedonisë së Veriut, thonë ngq blloku shqiptar në pushtet. FM

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 09:26

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
211
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?