Ministria e Ekologjisë mbështet aksionin “Pastrim gjeneral i fundjavës”

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 13:19

Ministria e Ekologjisë mbështet aksionin “Pastrim gjeneral i fundjavës”

Me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti me Gordana Sofia dhe Hanes Jaetzkl nga ‘Man&Mountain’, Ministria e Mjedisit vazhdon të mbështesë Aksionin më të madh vullnetar për grumbullimin dhe ndarjen e mbetjeve në vendin tonë ‘PASTRIMI GJENERAL I FUNDJAVËS’.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e përkushtuar në zbatimin e politikave për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave. Duke vepruar kështu, zbaton dhe mbështet aktivitetet për pastrimin e deponive ekzistuese dhe parandalimin e krijimit të të rejave në të gjithë territorin e vendit, përfshirë zonat e mbrojtura.

“Këtë aktivitet e kemi mbështetur që nga fillimi gjatë 4 viteve të fundit. Për ne si Ministri dhe si Qeveri është e një rëndësie të madhe ndërgjegjësimi jo vetëm i qytetarëve, por i të gjithë aktorëve – institucioneve, komunitetit të biznesit dhe të tjerëve, si dhe zhvillimi i shprehive pozitive për trajtimin e mbeturinave që krijojmë, nga mosha e hershme”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.

‘Pastrimi gjeneral i fundjavës’ është një shembull i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit të mirë të institucioneve në nivel kombëtar dhe vendor me kompanitë vendase dhe të huaja, menaxherët kolektivë të mbeturinave, institucionet arsimore, organizatat e shoqërisë civile, mediat, vullnetarët etj.

Në aksionin pranveror të këtij viti, të gjitha komunat, gjithsej 81, dhe mbi 20 mijë vullnetarë – fëmijë, studentë, pensionistë, punëtorë në ndërmarrjet komunale dhe komuna, përfaqësues nga organizatat joqeveritare, klubet sportive, parqet kombëtare, forcat e armatosura, njësitë speciale të Ministrisë së Brendshme dhe shumë të tjerë – morën pjesë në pastrimin e më shumë se 400 objekteve në të gjithë vendin.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Dhjetor, 2024 13:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?