Xhaferi: VLEN ka pushtet vetëm për të dëmtuar shqiptarët
“Derisa çdo shqiptar po bindet që qeveria monoetnike në Shkup, ēshtë duke instaluar njëmendësinë, sistem me standarde të dyfishta dhe përjashtimin e shqiptarëve dhe pakicave më të vogla etnike nga çdo proces që po ndodh në shtet, vetëm partitë pa legjitimitet politik të koalicionit që s’VLEN, vazhdojnë të mbyllin sytë ndaj çdo instrumentalizimi, poshtërimi, përndjekjeje dhe malltretimi të shqiptarëve”, shprehet kryetari i BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.
Kjo gjë po ndodh tani e 6 muaj, shton ai, por këtë nuk po e shohin ata që misioni i tyre VLEN vetëm për VMRO-DPMNE-në.
“Të s’VLEN-it për shqiptarët kanë pushtet vetëm për skandale korruptive siç është rasti me Spitalin e Tetovës dhe për presione, hakmarrje politike e largime nga puna ndaj punonjësve shqiptarë siç është rasti me #SpitalineGostivarit, ku për çdo ditë kuadrot shqiptar po i nënshtrohen një trysnie të paparë për bindje politike nga ana e drejtorit – kukull të Arben Taravarit”, vijon Xhaferi.
Gjatë një jave, shton Xhaferi, pas tentimeve për të prishur festën e shqiptarëve në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Manastir e Prilep, nuk kemi asnjë paraburgim për ata që larguan, dogjën dhe përbaltën flamurin shqiptar dhe për ata që provokuan shqiptarët me flamuj serb në mes të Kumanovës.
“Kjo ndodh për shkak se shqiptarët përfaqësohen nga përfaqësues me zgjedhje të humbura dhe pa legjitimitet, e maqedonasit përfaqësohen nga partia që në fushatë kërkonte vota nga elektorati maqedonas me premtimin që “Maqedoninë do të u’a merr shqiptarëve dhe përsëri do të u’a kthejë atyre”, shkruan Xhaferi.
Pushtetarët shqiptar të “ndershëm” për patronin e tyre, shton Xhaferi, kanë pushtet vetëm për të përjashtuar dhe përndjekur shqiptarët, por jo edhe për të qenë dalëzotës të tyre. FM