Fetai: Do ta rikthejmë besimin e qytetarëve në gjyqësor

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2024 17:05

Fetai: Do ta rikthejmë besimin e qytetarëve në gjyqësor

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, mori pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor – Një qasje e rinovuar në rajon. Fetai foli për rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit, forcimi i sigurisë, lufta efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sigurimi i pavarësisë gjyqësore dhe ruajtja e shtetit të së drejtës — këto janë prioritetet kryesore strategjike të Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. 

Ai vuri në theks se Qeveria e re e kupton që pa një sistem të fortë, të transparencës dhe të përgjegjshmërisë, shoqëria jonë nuk mund të përparojë.

“Një fushë kyçe ku jemi përqendruar është gjyqësori. Anketat publike tregojnë një realitet shqetësues: vetëm dy për qind e qytetarëve besojnë tek institucionet tona gjyqësore. Kjo nuk është thjesht një statistikë; ajo është një reflektim i zhgënjimit të thellë dhe frustrimit. Si Qeveri, ne e pranojmë që nuk mund të ecim përpara pa adresuar këto sfida përballë. Nëse nuk ka shtet të së drejtës, nëse prokurorët dhe gjyqtarët nuk veprojnë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, nuk do të ketë siguri ekonomike, as të ardhura të nevojshme për zhvillim, dhe pa zhvillim, qytetarët dhe bizneset nuk do të përparojnë. Zhgënjimi do të çojë patjetër në largimin e qytetarëve nga vendi. Nuk duhet të ketë qytetarë të klasës së parë apo të dytë, as një elitë mbi ligjin. Çdokush duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe Kushtetutës”, ka deklaruar Fetai.

Ai nënvizoi se raportet e progresit të BE-së për Maqedoninë e Veriut vazhdimisht theksojnë shqetësime të rënda për shtetin e së drejtës. Sipas tij, pavarësia gjyqësore dhe kapaciteti institucional mbeten sfida të rëndësishme, me korrupsionin dhe paefikasitetin që minojnë besimin publik.

Për t’i adresuar këto çështje, Qeveria ka paraqitur hapa të qartë dhe të realizueshëm në Agjendën e Reformës në kuadër të Planit të Rritjes. Konkretisht, ne jemi duke u përqendruar në:

– Sfida 5.2: Pavarësia Gjyqësore, Cilësia dhe Integriteti

– Sfida 5.3: Forcimi i Funksionimit të Këshillit Gjyqësor

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, gjatë samitit ka paraqitur prioritetet e qeverisë, ku janë të fokusuar në reformat e Këshillit Gjyqësor, për të siguruar që ai të funksionojë në mënyrë efektive dhe transparente. 

“Në vitin 2025, ne angazhohemi për të miratuar ligje kyçe që do të vendosin bazat për një gjyqësor më të fortë dhe më të pavarur. Kjo përfshin Ligjin për Këshillin Gjyqësor, i përshtatur me rekomandimet e Misionit të Rishikimit të Pavarur dhe Komisionit të Venecias, Ligji për Prokurorët Publikë dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë, i harmonizuar me standardet e BE-së dhe normat e ligjit evropian, dhe ligje të reja që rregullojnë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe pagat për stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, duke siguruar që sistemi të jetë i mbështetur me burime të mjaftueshme dhe të nxitur për të dhënë rezultate optimale”, ka nënvizuar Fetai.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2024 17:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?