Borë e dobët po bie në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Strazhë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Dhjetor, 2024 21:13

Borë e dobët po bie në Kodër të Diellit, Mavrovë dhe Strazhë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Borë e dobët po bie në Kodër të Diellit, në qafën malore Strazhë dhe Mavrovë. Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 50 metra ka në qafën malore Pletvar.

Të gjitha akset rrugore në shtet janë të kalueshme pa ndalesa, vonesa ose kufizime.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

NP ‘Rrugët e Maqedonisë’ me gjithë makineritë dhe fuqinë punëtore në dispozicion është përfshirë në pastrimin e rrugëve pas reshjeve të dendura në rajonet perëndimore dhe lindore. Gjithashtu në dispozicion janë edhe firmat me të cilat bashkëpunojnë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Dhjetor, 2024 21:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.