Mexhiti: BDI përpiqet të jetë faktor politik

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2024 21:18

Mexhiti: BDI përpiqet të jetë faktor politik

Interpelanca e paralajmëruar nga Bashkimit Demokratik për Integrim disa ditë më parë, për 4 ministrat të qeverisë aktuale, ka përplasur zv/kryeministrin e parë Izet Mexhiti me ish partinë e tij. Mexhiti thotë se BDI duhet ta kuptojë se në qeveri shqiptarët i përfaqëson VLEN-i dhe se është thyer miti se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet.

“Duke ngritur interpelancë përpara Kuvendit për punën time, BDI po mundohet në të gjitha mënyrat të paraqitet si faktor relevant dhe të diktojë kursin politik në vend. Por, sa më shumë që mundohen ata, aq më e qartë është se qëllimi i vetëm i tyre është vetëm pushteti dhe kolltukët qeveritare. Është koha që ta kuptojnë dhe të pajtohen më në fund me faktin se shqiptarët në Qeverinë e re i përfaqëson një koalicion i ri politik, pra VLEN, ndërsa BDI, pas 22 vitesh ka kaluar në opozitë”.

Ndërkaq, kanë reagur edhe nga BDI, të cilët këto deklarata të Mexhitit i quajnë hipokrizi. Ata përmes një një kumtese thonë se Izet Mexhiti dy dekada ka mbajtur pozitat më të larta në këtë parti ndërsa sot flet për thyerjen e mitit të BDI-së, madje nuk kanë kursyer as edhe disa akuza për ish nënkryetarin e tyre.

Për dy dekada, Mexhiti shfrytëzoi pozitat që i dha BDI – si nënkryetar i partisë, kryetar i degës së Çairit dhe tre mandate si kryetar komune – për të realizuar interesat e tij personale dhe të klanit të tij familjar. Por njerëzit nuk janë naivë. Shqiptarët e dinë mirë se Mexhiti është simbol i korrupsionit, nepotizmit dhe keqqeverisjes. Ai është fytyra e asaj që pengoi zhvillimin dhe përparimin e shqiptarëve në Çair dhe më gjerë”.

Në lidhje me interpelancën, nga partia opozitare maqedonase LSDM, theksojnë se nuk do ta mbështesin, pasi sipas tyre, ato nuk përfaqësojnë zgjidhje të krizës në këtë moment.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Dhjetor, 2024 21:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?