Data 11, Selmani: Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë kujdes

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 14:56

Data 11, Selmani: Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë kujdes

Roli i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të jetë aspak politik, por ruajtja e sigurisë juridike dhe karakterit universal të të drejtave të njeriut ka deklaruar profesori universitar Bashkim Selmani duke komentuar nismat për ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Selmani ka theksuar se në vend ka mbi 250 intelektual pjesë e universiteteve që reagojnë për ligjin e gjuhëve, andaj gjykata duhet t’i rishqyrtojë vendimet e saja duke u mbështetur në gjendjen faktike.

“Kur kemi mbi 250 intelektual e universitete që reagojnë mbi një të drejtë atëherë gjykata duhet ta revidoj dhe të shqyrtoj vendimin e saj në dhe ta mbështesë atë në gjendjen faktike. Nëse nuk do të ndodh kjo atëherë me të drejtë çdo ndjenjë e qytetarit kufizohet, dhe nga ana tjetër, bagazhi i kombit shqiptar krahasohet me atë maqedonas, shkaku se ne kemi respektuar gjuhen maqedonase, dhe nëse ne nuk e mohojmë një të drejtë të këtillë, përse duhet të na mohohet kjo e drejtë gjuhësore që ka qenë me shekuj me formën e saj, edhe pse pjesërisht është e kufizuar në përdorim praktik. Do ishte më universale sikur gjykata Kushtetuese do plotësonte këtë Ligj, ta lexoj gjendjen faktike dhe të reagoj aty ku nuk e kanë respektuar institucionet sepse ky është roli dhe funksioni i gjykatës Kushtetuese”, tha Bashkim Selmani, profesor Universitar.

Selmani është shprehur se gjykata Kushtetuese duhet të marrë parasysh edhe reagimet dhe pasojat e vendimeve të saja.

“Nëse do të marrë karakter politik, askush nuk mund të thotë se çka do të ndodh, sidomos kur dihet se reagimet publike janë të shumta dhe në këto raste Gjykata Kushtetuese në bazë të kësaj gjendjeje, duhet të mat veprimet e saja dhe të jetë universale ose nga ana tjetër ta abrogoj për një kohë të pacaktuar vendimin e saj, sidomos kur dimë se reagimet e para ndodhën pikërisht nga brenda gjykatës, siç ishin apelimet e dy gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese e që është një bazë se problemi është nga brenda dhe jo nga jashtë andaj duhet edhe të bazohet në këtë gjendje faktike”, shtoi ai.

Një ditë më parë, rreth 200 intelektualë vendosën firmën e tyre në letrën drejtuar gjykatësve kushtetues duke kërkuar që të mos abrogohet e drejta e përdorimit të shqipes, shkruan Alsat.m.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 14:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?