Data 11, BDI: Kryeministri të ndalojë kërcënimet dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 15:02

Data 11, BDI: Kryeministri të ndalojë kërcënimet dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore

Kryeministri ka kërcënuar sërish publikisht aktivitetin politik të partive politike, duke keqpërdorur institucionet shtetërore për të shtypur zërat politikë dhe etnikë të pakënaqësisë, me qëllim përhapjen e frikës përmes instrumenteve të shtetit. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së.

“Këto teknika, të përdorura në periudhat më të errëta të komunizmit, do të dështojnë. Shqiptarët janë rritur nën kërcënime të tilla nga policia dhe aparati shtetëror ndër shekuj, të cilat kishin për qëllim shtypjen e aktivizmit politik. Por historia ka treguar se këto përpjekje asnjëherë nuk kanë arritur të ndalin vullnetin tonë për drejtësi dhe barazi. Të gjitha argumentet flasin në drejtim që shqetësimet tona për Gjuhën janë reale dhe të bazuara në fakte”, thone nga BDI.

Andaj, vijon kumtesa, ka një mobilizim të gjerë, përtej vijave partiake, për të parandaluar përpjekjet që dëmtojnë të ardhmen e shtetit.

“I bëjmë thirrje Kryeministrit të ndalojë kërcënimet dhe retorikën e tij përçarëse e inflamatore.
Ju nuk mund të frikësoni askënd, e aq më pak një popull që ka qenë gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për drejtësinë dhe barazinë”, thuhet në reagimin e BDI-së”, perfundon kumtesa nga BDI.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 15:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?