Data 11, Shoqata Akademike e Shqiptarëve: Gjykata Kushtetuse të tregojë pjekuri të duhur

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 15:06

Data 11, Shoqata Akademike e Shqiptarëve: Gjykata Kushtetuse të tregojë pjekuri të duhur

Shoqata Akademike e Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Akademia Shqiptare, e shqiptarëve në RMV, reagon ashpër ndaj ndonjë vendimi eventual negativ, të Gjykatës Kushtetuese të RMV-së, që do të mbahet me datë 11/12/24, lidhur me ndonjë “Abrogim” eventual të ligjit për gjuhët në RMV.

“Ju rikujtojmë se Ligji për gjuhët, nga viti 2018, edhe ashtu, për shkaqe të panjohura, nga
Qeveria paraprake, është ligj i keqkonceptuar dhe si i tillë nuk i dedikohet zyrtarizimit ligjor të
Gjuhës Shqipe! Si i tillë ai, i referohet Gjuhës së panjohur të 20%-shit! Kërkojmë që anëtarët shqiptarë të Kushtetueses, të reagojnë lidhur me rikorigjimin e Ligjit, nëpërmjet propozimeve konkrete, që Gjuha Shqipe, të etablohet ligjërisht, sipas kërkesave të Komisionit të Venedikut, përfshi aty, përfaqësimin e saj si Gjuhë zyrtare, madje edhe në dispozitat ligjore, që parashikojnë përdorimin e saj edhe në banknota, edhe në uniformat e ushtrisë dhe në të trija nivelet e gjyqësorit”, thuhet në reagim.

Akademia Shqiptare Kujton që plotësimi i kërkesës së tyre, është në përputhshmëri edhe me përvojat ndërkombëtare, të vendeve demokratike, edhe me gjendjen demografike të shqiptarëve në terren, si dhe kuotat për pakicat substanciale, në rastin konkret për shqiptarët si komunitet dytë në
numër në RMV.

“Një bashkëpunim eventual i këtillë, do të zbuste marrëdhëniet ndëretnike në vend, duke
kontribuar kështu edhe në konsolidimin errugës së vendit drejtë Unionit Europian! Mbetemi me shpresë se Gjykata Kushtetuse, do të tregojë pjekuri të duhur, në momentin e dhënë në mënyrë që të ruhet paqja ,stabiliteti dhe integriteti i vendit”, thuhet në reagimin e Akademisë Shqiptare në RMV.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 15:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?