Për shkak të përshkallëzimit të situatës në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen atje që ta braktisin Sirinë dhe njëkohësisht, apeloi që të shtyhen të gjitha udhëtimet drejt këtij vendi.
“Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen prej atje.
Gjithashtu apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në këtë vend.
Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, dhe rrjedhimisht e zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Siria.
Ministria, si gjithmonë, i vë të gjitha kapacitetet për të ndihmuar qytetarët tanë dhe SOS-it i tregon numrin e telefonit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: globalsos@mfa.gov.mk)”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
8 Dhjetor, 2024 15:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.