Çka fshihet prapa paralajmërmeve të Mickoskit?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 15:23

Çka fshihet prapa paralajmërmeve të Mickoskit?

“Kërkoj nga të gjithë qytetarët dhe maqedonasit, shqiptarët të jenë të qetë. Ky është një grup i izoluar i ish-zyrtarëve të lartë të pushtetit për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë kryer një krim të madh, i cili dalëngadalë do të fillojë të zbardhet së shpejti”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për media në Qeveri.

Nëse interpretohet kjo deklaratë e kryeministrit, mund të kuptohet se bëhet fjalë për partinë politike BDI. Me apo jo me dashje, kryeministri në deklaratën e tij zbuloi se “këtë” do ta shohim shumë shpejt, pra sot, shkruan Klan – Maqedoni.

Nga kjo, a mund të konstatohet se sot do të “bie” një zyrtar i lartë i ish-qeverisë, pra anëtar i BDI-së?

Kryeministri ka paralajmëruar prej disa kohësh se do të nisë një aksion madhor për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Pavarësisht atyre që janë këmbëngulës dhe kanë personat e tyre të infiltruar në Prokurori dhe në drejtësi, pavarësisht se sa do të zgjasë lufta jonë, ne do t’i mposhtim edhe ata që janë shërbëtorë të këtyre. Dhe opinioni, maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe të gjithë të tjerët, duhet ta zbulojnë të vërtetën e vërtetë dhe të zbulojnë se çfarë fshihet pas kësaj gjuetie të këtyre profiterëve politikë dhe kjo do të dihet shumë shpejt sot”, përfundoi Mickoski.

22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Dhjetor, 2024 15:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?