Zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se gjuha shqipe nuk po rrezikohet, por po rrezikohet “pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së”.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Mexhitit
U djeg loja!
Gjuha shqipe nuk është e cënuar, pasuria e paligjshme e klikës korruptive të BDI-së e fituar në kurriz të shqiptarëve PO!
Gjuha shqipe nuk do të kontestohet, milionat e oligarkëve të BDI-së PO!
Gjuha shqipe është e mbrojtur, paratë e kumarit dhe bixhozit të klikës së korruptuar të BDI-së JO!
Për të gjithë ata që këtyre ditëve kanë ulëritur si të tërbuar për të frikësuar shqiptarët dhe për të kërcënuar me destabilizim kam një përgjigje: LOJA U DJEG.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
8 Dhjetor, 2024 16:24 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.