Data 11, Arsovski: Aktivitetet e BDI-së në këtë moment i ngjajnë teatrit politik

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2024 17:16

Data 11, Arsovski: Aktivitetet e BDI-së në këtë moment i ngjajnë teatrit politik

Duke marrë parasysh se nuk kemi informacione konkrete se çfarë do të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, është e vështirë të analizohet se çfarë po mbron BDI-ja në të vërtetë, tha për Alsat analisti politik Petar Arsovski, duke komentuar protestën e BDI-së para Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Arsovskit, në kohën kur kryeministri thotë se në seancë nuk do të ndodhë asgjë, ndërsa BDI-ja paralajmëron se do të shfuqizohen dispozitat e ligjit që nuk janë zbatuar deri më tani, është e paqartë se çfarë dëshiron të arrijë kjo parti.

“Kjo duket më shumë si lloj drame për ta mbajtur partinë sërish aktive dhe për ta mbajtur atë në fokus të vëmendjes së publikut sesa që ka aktivizëm të vërtetë politik sepse ende nuk e dimë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe as nuk kemi njoftime se në cilin drejtim do të shkojë. Në fund të fundit, kjo lidhet edhe me vendimin e Komisionit të Venecias që janë jashtë mandatit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Petar Arsovski, analist politik. Qeveria duhet të ketë kujdes që protestat të mos përshkallëzohen, përndryshe BDI-ja ka të drejtë të protestojë dhe të vendosë tenda, konsideron Arsovski, duke shtuar se tani për tani gjithçka i ngjan teatrit politik.

“Edhe BDI-ja ka të drejtë të protestojë, të qëndrojë roje, të vendosë tenda e kështu me radhë para Gjykatës Kushtetuese dhe para çdo institucioni sepse kjo e drejtë është e garantuar me kushtetutë për cilësdo parti politike apo organizatë joqeveritare.

Pyetja është se ne nuk e dimë se çfarë po mbron BDI-ja në këtë moment, nuk e dimë nëse Gjykata Kushtetuese do ta shfuqizojë ligjin e gjuhëve, do të shfuqizojë disa pjesë, nuk do të shfuqizojë asgjë apo thjesht do t’i rekomandojë legjislativit që disa pjesë të ligjit të ndryshohen në një mënyrë për t’i sjellë ato në përputhje me Kushtetutën. Pra, pa atë informacion, kjo duket si teatër politik për momentin”, shtoi Petar Arsovski, analist politik.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Dhjetor, 2024 17:16
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë