Një zjarr i madh ka rënë sonte në zonën industriale në Vizbeg, në afërsi të pikës së karburantit “Hib Petrol”.
Sipas informacioneve fillestare në flakë janë përfshirë katër kamionë, ndërsa për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
Ekipet e Zjarrfikësve ndërhyjnë në terren duke tentuar lokalizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.
Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se “përmes numrit të vetëm emergjent 112 në QMK, sonte në ora 21:14 është pranuar njoftim për zjarr në kompaninë “ATLANTIC” në lagjen Vizbeg. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për zjarr në dy kamionë, por sipas njoftimit të telefonuesit rrezikon të përfshihen edhe kamionë të tjerë. Në anën e kundërt të rrugës është pika e karburantit HIB Petrol. Menjëherë për situatën janë njoftuar edhe zjarrfikësit.”
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
9 Dhjetor, 2024 22:26
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.