Kostadinovski: Dje është sjell vendimi që nënkupton vazhdim të procedurës

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Dhjetor, 2024 22:10

Kostadinovski: Dje është sjell vendimi që nënkupton vazhdim të procedurës

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski është në ClickPlus për të folur për zhvillimet e fundit në këtë Gjykatës, respektivisht për seancën e djeshme ku duhej të shqyrtohej Ligji për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe, transmeton TV21.

Kostadinovski tha se nuk është e vërtetë se dje nuk ndodhi asgjë në Gjykatë. Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, ai tha se “nuk pajtohet me deklaratën se dje asgjë nuk ka ndodhur”.

“Nuk është e vërtetë se dje asgjë nuk ka ndodhur. Dje është sjell vendimi që nënkupton vazhdim të procedurës. Ne e vazhdojmë procedurën, ajo ka filluar dhe do të përfundojë”, tha Kostadinovski.

Deklaratën e kryeministrit e cilëson si të pashembullt.

Kostadinovski komentoi kërkesën e BDI-së për dorëheqjen e tij.

“Nuk ndjej absolutisht asnjë përgjegjësi dhe nuk dua të komentoj fare partitë politike. Por si kryetar i Gjykatës Kushtetueses jam i detyruar të reagoj në rast se partitë tregojnë një kulturë të ulët politike, sepse jam i detyruar të mbroj integritetin e Gjykatës”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski në Click Plus.

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Dhjetor, 2024 22:10