A po bëhet me ligj intonimi i himni i shtetit në shkollat e mesme të vendit?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Dhjetor, 2024 22:16

A po bëhet me ligj intonimi i himni i shtetit në  shkollat e mesme të vendit?

 Gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni i shtetit. Kështu parasheh neni 54 paragrafi 3 i propozim ligjit për arsim të mesëm që kaloi në lexim të parë në Komisionin juridiko ligjvënës në Kuvend.

Ministrja e Arsimit Janevska tha se intonimi i himnit nuk është obligative dhe për këtë vendosin themeluesit e shkollave të mesme, në këtë rast, komunat.

Në komunat si Çairi, Buteli, Saraji e komuna të tjera në Shkup, nuk vendosin komunat amë por Qyteti i Shkupit. Kjo do të thotë se nëse Qyteti i Shkupit vendos që të intonohet himni në shkollat e mesme në komunat e lartëpërmendura, kjo do të duhet të zbatohet.

“Ne si pjesëtarë të një shteti krenohemi me simbolet tona kombëtare, himnin, flamurin dhe stemën. Të gjithë që e ndjejnë këtë shtet si të tyren dhe të gjithë që konsiderojnë se duhet të punojnë për prosperitetin e këtij shteti, duhet t’i respektojnë simbolet e shtetit”, tha Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Deputetja e Frontit Europian, Rina Ajdari tha se nxënësit shqiptarë nuk duhet ta kenë obligative intonimin e himnit, për shkak se e njëjta nuk përmban asnjë element të identitetit të tyre.

“Ne e respektojmë himnin e shtetit por kjo dispozitë i shton presionet ndaj nxënësve shqiptarë për faktin se në himnin e shtetit, nuk përmendet asnjë element i identitetit tonë kulturor. Për më tepër, kjo mund të krijojë një ndjesi të përjashtimit të nxënësve shqiptarë të cilët ndjehen më pak të përfshirë në kulturën shtetërore dhe shpesh herë kjo lë impakt negativ në ndjenjat e përkatësisë dhe identitetit”, u shpreh Rina Ajdari – Deputete FE.

“Nëse nuk doni ta intononi nuk e keni patjetër ta intononi. Por ju lutem të mendoni se në çfarë drejtimi duhet ti edukojmë fëmijët tanë për patriotizëm dhe obligimet që i kanë ndaj shtetit amë, ky është shtet i tyre, nesër ata do ta udhëheqin këtë shtet”, theksoi Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Deputetja e Frontit Europian Rina Ajdari paralajmëroi amendamente ndaj këtij neni dhe neneve të tjera të ndryshimeve ligjore të propozuara.

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Dhjetor, 2024 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?