Kallëzime penale për dy ish-drejtorë të Fondit të Inovacionit, Halili dhe Petrov

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Dhjetor, 2024 22:21

Kallëzime penale për dy ish-drejtorë të Fondit të Inovacionit, Halili dhe Petrov

Kallëzime penale janë ngritur kundër dy ish-drejtorëve të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili dhe Kosta Petrov, njoftoi “MKD.mk”.

Në rastin e parë, bëhet fjalë për projektin “Green Hojo”, i bashkëfinancuar nga Fondi, i cili duhej të mblidhte të dhëna përmes pajisjeve IoT për të përdorur zgjidhjen inteligjente të shtëpisë për ta bërë zyrën/shtëpinë/apartamentin më efikas të energjisë.

Sipas portalit MKD, ekziston dyshimi i bazuar se Fondi është dëmtuar për 4.000.000 denarë, për shkak se është bërë “keqpërdorim të pozitës zyrtare” nga ish-drejtori Halili, transmeton INA.

Ndonëse përdoruesi nuk ka respektuar detyrimet e kontratës dhe rregullat, drejtori Halili nuk e ka shkëputur kontratën dhe pagesat janë kryer në faza. Për kompaninë “Hojo Tek” dhe personin përgjegjës Dashmir Istrefi, dyshohet se kanë kryer veprën penale “mashtrim”.

Auditimi i punës së FITR-it ka rezultuar me një tjetër kallëzim penal, edhe atë ndaj ish-drejtorit të Fondit Kosta Petrov. Në këtë rast bëhet fjalë për projektin e “Frotirkës” nga Dellçeva i financuar nga FITR, i cili nuk është përfunduar, por është paguar dhe Petrov gjoja nuk ka reaguar në përputhje me rrethanat.

Drejtuesit janë paralajmëruar nga kompania e auditimit “Grant Thornton” se “Frotirka” nuk vepron në përputhje me kushtet kontraktuale, pra nuk ka dorëzuar raporte në FITR. Auditorët më vonë vizituan fabrikën Delçev dhe zbuluan se drejtori ekzekutiv po e shtynte vizitën. Më pas është konstatuar se “Frotirka” është dashur të blejë gjashtë makina të reja dhe në momentin e vizitës në terren është blerë vetëm një, përcjell “MKD.mk”.(INA)

272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Dhjetor, 2024 22:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?