Universitetet publike shqiptare e organizuan Konferencën e Dytë Studentore

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Dhjetor, 2024 11:47

Universitetet publike shqiptare e organizuan Konferencën e Dytë Studentore

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me Kryetarin e Parlamentit Studentor Ladon Murseli dhe me një grup studentësh, morën pjesë në edicionin e dytë të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare Studentore me temë: “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe të studiuesve të rinj – UT flet me zërin e studentëve”. 

Kjo konferencë e cila u organizua nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Tetovës, punimet i zhvilloi në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Kryetarja e bordit organizativ të konferencës, Prof. Dr. Elsa Skënderi theksoi se në këtë edicion konferenca është pasuruar me pjesëmarrje të 182 studiuesve shkencorë të cilët prezantojnë 127 punime shkencore nga shkencat e albanologjisë, shkencat e natyrës, shkencat sociale, juridike, ekonomike etj.

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli në fjalën e tij drejtuar studentëve pjesëmarrës në këtë ngjarje shkencore foli mbi perspektivën dhe sfidat me të cilat do të përballen ata në të ardhmen si hulumtues shkencorë. “Studentët nuk janë thjesht individë që frekuentojnë një institut arsimor, por ata janë liderët e ardhshëm të shoqërisë. Janë ata që do të krijojnë vendet e punës, që do të zhvillojnë teknologji të reja, që do të krijojnë politika për një të ardhme më të mirë dhe që do të kontribuojnë në një shoqëri më të drejtë dhe të qëndrueshme. Për këtë arsye, roli Juaj si studentë është shumë i rëndësishëm. Në këtë kontekst, duhet kuptuar se arsimi është një instrument i fuqishëm për zhvillim. Ai na mundëson të zhvillojmë mendimin kritik, të krijojmë zgjidhje për sfidat e ndryshme dhe të kontribuojmë në pasurimin e shoqërisë. Nuk është vetëm një mundësi për të mësuar, por një mundësi për të kontribuuar dhe për të qenë pjesë aktive e ndryshimeve pozitive. Çdokush nga Ju, nesër mund të jetë ndryshimi dhe të jetë lideri mes nesh.” – tha Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli. 

Në emër të universiteteve bashkorganizatore, fjalë rasti mbajtën edhe zëvendësrektorja e Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Anila Paparisto dhe Prof. As. Dr. Zamira Hyseni nga Universiteti i Prishtinës. Ato mes tjerash theksuan se Konferenca Shkencore Ndërkombëtare Studentore duhet të shndërrohet në një platformë për nxitjen e studentëve në fushën e kërkimit shkencor, inovacionit dhe kreativitetit.

272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Dhjetor, 2024 11:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
272
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?