Alternativa: Jemi njëra prej partive më transparente

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2024 17:15

Alternativa: Jemi  njëra prej partive  më transparente

Në kuadër të konferencës ‘Transparenca e partive politike’  të  organizuar nga WFD Western Balkans dhe British Embassy Skopje u prezantuan edhe rezultatet e analizës të realizuar nga Forumi për 
politika të arsyeshme, dhe rezulton që Alternativa ka arritur përparim 
të dukshëm në të gjitha segmentet e analizës.

Hulumtimi i fundit i PPTI-së, rezultatet e të cilit janë paraqitur në këtë Raport, është bërë në periudhën  qershor-nëntor të vitit 2024. Në këtë hulumtim janë përfshirë tetë parti politike nga Maqedonia  e Veriut: Alternativa, Aleanca për shqiptarët (krahu i Zijadin Selës dhe krahu i Arben Taravarit), Besa, VMRO-DPMNE, Bashkimi demokratik për  integrim (BDI), Partia liberal demokrate (PLD), Partia e re  socialdemokrate (PRSD) dhe Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM). 

Dy parti/lëvizje të reja politike (ZNAM dhe Lëvizja demokratike) u përfshinë në hulumtim dhe në aktivitetet e mentorimit të organizuara nga  WFD, edhe pse këtë vit matja e këtyre dy partive është lënë për shkak se  treguesit që maten kërkojnë një qasje më afatgjatë.

Në vitin 2024, Alternativa arrin një përparim të dukshëm në disa  segmente, veçanërisht në transparencën financiare, ku vihet re një nivel  i lartë i përputhjes me standardet ligjore dhe disponueshmëria e 
përmirësuar e informacioneve financiare. Në fushën e demokracisë  brendapartiake, partia tregon përkushtim për përforcimin e autonomisë së degëve dhe përmirësimin e jetës partiake, por sfidat mbeten të lidhura 
me barazinë gjinore dhe zhvillimin e strukturave horizontale.

Në segmentin e disponueshmërisë për publikun, nga ana tjetër,  performanca është përmirësuar dukshëm, por me hapësirë për korrigjime të  mëtejshme, veçanërisht për sa i përket versioneve gjuhësore, si dhe 
përshtatjeve për personat me nevoja të veçanta, thonë nga Alternariva. FM

237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Dhjetor, 2024 17:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?