Taravari: Pres të publikohet konkurs pune për mbi 1000 persona me shkollë të mesme mjekësie

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2024 13:09

Taravari: Pres të publikohet konkurs pune për mbi 1000 persona me shkollë të mesme mjekësie

-Mungesë të personelit mjekësor, posaçërisht të personelit mjekësor me shkollë të mesme, ka gjithkund, thotë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përcjell TV21. Taravari tha se pret që brenda këtij viti të publikohet konkursi për pranimin e mbi 1000 personave me shkollë të mesme të mjekësisë.

“Unë shpresoj që deri në fund të këtij viti do të publikohet konkursi në të cilin do të pranohen në punë diku mbi 1000 persona personel mjekësor me shkollë të mesme, këtu nuk nënkuptohen vetëm infermieret, por edhe ndihmës spitalorë, laborantë. Ata që janë me kontratë në vepër, por sërish janë pak, përsëri do të kemi nevojë. Kështu që si t’i mbajmë mjekët tanë dhe personelin tjetër mjekësor këtu? Ju këtu e shihni çfarë bëjmë, dmth 300 specializantë këtë vit janë pranuar në punë, 300 vitin tjetër. 1100 personel mjekësor me shkollë të mesme, marrëveshje kolektive, rritje e pagave. Kjo që mund të bëjë një qeveri, më shumë se kjo, nuk besoj që do të kishim mundur të bëjmë për 6 muaj”, tha Taravari./tv21.tv

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2024 13:09