Kallëzim penal ndaj Ramiz Merkos. Ja arsyeja

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2024 13:12

Kallëzim penal ndaj Ramiz Merkos. Ja arsyeja

Policia e Strugës ngriti kallëzim penal kundër Ramiz Merkos sepse në përbërjen e kryetarit të komunës në dy raste ka marrë vendim me të cilin A.O. nga fshati Podgorc i Strugës, nga bibliotekist e ka emëruar drejtor në shkollën fillore në fshatin e njejtë, edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme.

“DPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër R.M.(67) nga Struga, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale të kryer “punë joadekuate në detyrë”. Ai, në përbërjen e kryetarit të komunës së Strugës, më 30.05.2018 dhe më 01.04.2024 ka marrë vendim me të cilin A.O. nga fshati Podgorc i Strugës, nga bibliotekist e ka emëruar drejtor në shkollën fillore në fshatin e njejtë. I denoncuari R.M. e ka bërë këtë edhe pse e ka ditur se A.O. nuk ka arsim adekuat dhe nuk plotëson disa kushte të Ligjit për arsimin fillor, nuk ka pasur të paktën pesë vjet përvojë pune në shkollë, nuk e ka dhënë provimin për drejtor në afatin e caktuar ligjor, nuk kishte praktikë paraprake dhe nuk posedonte certifikatë adekuate për njohjen e gjuhës angleze”, informojnë nga MPB.

Këto parregullsi janë konfirmuar gjatë konrollit të Inspektoratit Shtetëror për Arsim, të kryer më 20 qershor të vitit 2024, me ç’rast plotësisht është konstatuar se i denoncauri R.M. pas marrjes së vendimin të bordit të shkollës, nuk ka hapur shpallje për zgjedhjen e drejtorit të fshatit, i cili, personit A. O. në mënyrë të kundërligjshme i ka mundësuar që të marrë vendim për u.d. drejtor dhe realizimin e përfitimeve monetare që i paguheshin në bazë të pagës dhe kontributeve.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2024 13:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?