A kanë karakter etnik aksionet e MPB-së? Flasin analistët!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2024 22:46

A kanë karakter etnik aksionet e MPB-së? Flasin analistët!

Analisti politik Xhenur Iseni në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se aksionet e fundit nga MPB nuk kanë karakter etnik, mirëpo po luftohet krimi sepse ka të arrëstuar edhe të tjerë përveç shqiptarëve.

“Nuk mund unë të pajtohem me narrativën e opozitës që thotë se aksionet policore kanë karakter etnik. Jo, nuk kanë, sepse më herët janë arrëstu edhe maqedonas dhe jo vetëm shqiptarë. Unë dua të besoj që kjo qeveri do të punoj kundër krimit të organizuar sepse një ndër premtimet e kësaj qeveria ishte luftimi i krimit dhe korrupsionit”, tha Iseni.

Analisti Valon Bela tha se VMRO e tashmë nuk dallon nga e kaluara, pasi nuk pastron radhët e veta por po merret me akuza ndaj ish-qeveritarëve.

“Luftimi i korrupsionit fillon kur t’I fillon nga radhët e tua e jo nga opozita. Kjo qeveri ka ministra me diploma false, me dokumente të dyshimta, ndaj kjo qeveri duhet të merret me ministrat e saj, e jo të gjuhet direkt ndaj ish-funksionarëve. VMRO po tenton të poentojë se sikur po luftojnë krimin e tashmë edhe terrorizmin, këto emra që po akuzohen duhet të prezumojnë pafajsinë e tyrë. VMRO ka një histori plot me skandale, është kopje e VMRO-së së vjetër”, tha Bela.

Për këtë temë gjatë ditës foli edhe zëvendvskryeministri i parë, Izet Mexhiti. Ky i fundit potencoi që lufta kundër korrupsionit do të jetë pa kompromise, mirëpo jo revanshiste, jo monoetnike, dhe jo me parada para fëmijëve dhe familjarëve të tyre.

“Nuk kemi nevojë të bëjmë filma, por thjesht procedurat të shkojnë deri në fund për secilin që e ka thyer ligjin dhe askush nuk është mbi ligjin”, tha Mexhiti.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2024 22:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?