Sfida e re në “Tik Tok, edhe dy fëmijë janë lënduar. U hospitalizua një vajzë 15-vjeçare

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2024 22:53

Sfida e re në “Tik Tok, edhe dy fëmijë janë lënduar. U hospitalizua një vajzë 15-vjeçare

Një vajzë 15-vjeçare me frakturë të dy rruazave të mesit është duke u trajtuar në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naum i Ohrit” në Shkup për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sfida e re “Supermen” në rrjetin social “Tik Tok”, konfirmoi për MIA-n u.d. drejtori i spitalit, dr. Nebojsha Nastov.

Gjatë fundjavës me lëndime në kyçet e dorës është pranuar një nxënës, i cili e ka pranuar këtë sfidë. Drejtori Nasev thotë se kjo sfidë mund të shkaktojë edhe pasoja të përjetshme dhe varet nga goditja gjatë rënies.

“Këtë fundjavë janë kryesisht këto dy raste të reja, edhe pse kemi pasur një qetësi gjatë javës së kaluar. Në një rast është lënduar një vajzë 13-vjeçare me fraktura të të dy nënkrahëve. Në rastin tjetër ka një dëmtim më të rëndë, një pacient 15-vjeçar është shtruar në spital me thyerje të dy vertebrave të mesit. Ajo është shtruar në spital vetëm për vëzhgim dhe do të vazhdojë me trajtim konservativ”, tha Nastov për MIA-n.

Në periudhën e kaluar mjekët dhe shkollat ​​apeluan që të mos praktikohet kjo sfidë. Sfida është se si një grup nxënësish e hedhin nga duart e tyre nxënësin që duhet të bie në këmbë pas kërcimit. Më shpesh, fëmijët përfundojnë me lëndime në krahë, këmbë dhe kokë.

MIA në fillim të muajit njoftoi se 11 fëmijë janë lënduar dhe janë pranuar në këtë spital pas sfidës së re në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa dy prej tyre kanë thyer duart. Fëmijët janë të moshës 10 deri 16 vjeç dhe të gjithë janë nga Shkupi.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Dhjetor, 2024 22:53
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë