Samiti BE – Ballkani Perëndimor: Intensifikim partneriteti

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 08:50

Samiti BE – Ballkani Perëndimor: Intensifikim partneriteti

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.Tema të samitit ndër të tjera do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën europiane të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Parimisht BE do t’i afrojë më shumë të gjashtë vendet e këtij rajoni dhe t’i inkurarojë ata të shtojnë përpjekjet për reformat, të cilat kurorëzohen dikur me anëtarësimin në BE.

Intensifikim i dinamikës së partneritetit strategjik

Takimi do të krijojë mundësinë për të intensifikuar dinamikën e partneritetit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, thuhet nga BE në pragt të samitit.

Në këtë samit do të jetë temë edhe bashkëpunimi lidhur me menaxhimin e migracionit si dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar. Ndërkohë në Bruksel si më i përparuar në procesin e antarësimit konsiderohet Mali i Zi.

Megjithatë vetëm pas disa vitesh mund të mendohet arritja e zgjerimit të BE-së. Me Malin e Zi dhe SerbinëBE-ja negocion që nga viti 2012 përkatësisht 2014. Procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur në vitin 2022. Bosnje-Hercegovina ka statusin e vendit kandidat, por deri tani nuk ka nisur negociatat. Kosova është një vend potencial për të qenë kandidat për antarësim.

I ftuar edhe presidenti ukrainas

Në mbyllje të takimit me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) kancelari Olaf Scholz dhe disa kryetarët të tjerë shtetesh e qeverisë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duan të bisedojnë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Të enjten (19.12.2024) do të zhvillohet edhe samiti i rregullt i fundivitit i vendeve të BE-së. DW

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 08:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?