BDI i përgjigjet Afrim Gashit: Zëdhënës i Mickoskit dhe simbol i nënshtrimit

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 10:43 Përditësuar

BDI i përgjigjet Afrim Gashit: Zëdhënës i Mickoskit dhe simbol i nënshtrimit

Afrim Gashi, i zgjedhur nga Hristijan Mickoski si i preferuari i tij mes shqiptarëve për kryetar të Kuvendit, edhe një herë ka dëshmuar paaftësinë dhe nënshtrimin e tij, u përgjigjen nga BDI ndaj deklaratave të Gashit.

Në vend që të ushtrojë detyrën si kryetar i Kuvendit, ai vepron si zëdhënës i Mickoskit dhe kërkon që shqiptarët të heshtin për poshtërimin dhe nënshtrimin që përjetojnë në qeveri.

Ndërkohë që qeveria vendos supremaci monoetnike në çdo sferë të jetës publike dhe shtetërore, gjymton Kushtetutën përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe e kthen atë në një gjendje që dikur u quajt gjenerues i konflikteve, ai i quan shqiptarët destabilizues.

218
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Sa shumë na kujton politikanët e zgjedhur nga Beogradi për të udhëhequr Kosovën në vitet ’80-’90.

Gashi do të mbahet mend për faktin se e tronditi delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë duke komunikuar me ta ekskluzivisht në gjuhën maqedonase.

Për më tepër, ai refuzoi të thërrasë seancë të Kuvendit për ngjarjet e lidhura me Ditën e Flamurit, ndërsa me urgjencë thirri seancë për përgjegjësinë e Ilire Dautit në lidhje me Ligjin për Veteranët.

Afrim Gashi është turp për mbarë kombin.

Është koha që menjëherë të japë dorëheqje për të shpëtuar fytyrën e tij dhe dinjitetin e popullit që pretendon se përfaqëson, akuzuan nga BDI. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 10:43 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
218
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?