Limani: Organizatat qytetare janë partnerët tanë në sigurimin e mirëqenies së qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 15:33

Limani: Organizatat qytetare  janë partnerët tanë në sigurimin e mirëqenies së qytetarëve

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka takuar sot përfaqësues të disa organizatave të shoqërisë civile – ofrues të shërbimeve sociale. Në takim u bisedua për angazhimet dhe synimet e përbashkëta në të cilat po punojnë të dyja palët, e që është sigurimi i mirëqenies së qytetarëve, përfituesve të shërbimeve.

Bashkëbiseduesit diskutuan për rezultatet e reformës sociale, me theks në deinstitucionalizimin dhe shërbimet sociale, të cilat përfaqësojnë një shembull të shkëlqyer në rajon se si sistemi i mbrojtjes sociale është në dobi të përdoruesve të shërbimeve.

Nga ana e Ministrisë u theksua se me fillimin e vitit 2025 parashihet rishikimi i Ligjit për mbrojtjen sociale, rregullimi i akteve nënligjore dhe monitorimi dhe vlerësimi i shërbimeve sociale.

Megjithatë, së shpejti do të publikohet një thirrje e re publike për shprehjen e interesit të komunave për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale dhe rritjen e numrit të përfituesve.

Bashkëbiseduesit ranë dakord për qëllimet e përbashkëta -përforcimin e sistemit të mbrojtjes sociale, dhe kjo bëhet më së miri duke forcuar shërbimet sociale përmes të cilave përdoruesit përgatiten për jetesë me mbështetje dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës, si aktorë aktivë në shoqëri.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 15:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?