Mickoski nga Brukseli: Vendi ynë është këtu, si anëtar i barabartë dhe i plotë i Bashkimit Evropian

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 18:43

Mickoski nga Brukseli: Vendi ynë është këtu, si anëtar i barabartë dhe i plotë i Bashkimit Evropian

„Mirëdita nga Brukseli, kryeqyteti i Bashkimit Evropian. Sot jam këtu dhe e udhëheq delegacionin maqedonas në përbërje të të cilit janë ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, këshilltari im për Punë të Jashtme, ambasadori Markovski, si dhe kreu i kabinetit, Vlladimir Nelloski, njoftuan nga qeveria.

Sot jemi këtu në Bruksel për të dërguar një mesazh se qytetarët maqedonas dhe Maqedonia si shtet e meritojnë vendin e tyre përkrah 27 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe se vendi ynë është pikërisht këtu, në të njëjtën tryezë me ta, sepse ne ndajmë vlera të njëjta, luftojmë për ato vlera dhe besojmë në to, e ajo është të jemi të bashkuar në diversitetet. 

Në emër të kësaj, sot dita ime e punës nisi me takim bilateral me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian përgjegjëse për politikën e jashtme dhe çështjet e mbrojtjes, Kaja Kallas. Gjatë takimit diskutuam për të gjitha shqetësimet dhe sfidat që ne si shtet dhe popull kemi kaluar në të kaluarën në emër të këtyre vlerave evropiane dhe theksova se nuk guxojmë më asnjëherë, jo vetëm për hir të vetes sonë por edhe për vlerat që ndajmë me Bashkimin Evropian, të diskutojmë për çështje bilaterale, çështje identitare dhe se askush nuk ka të drejtë të vërë më në pikëpyetje identitetin tonë shekullor dhe gjuhën tonë amtare, maqedonase, që ka rrënjë shumëshekullore.

Ditën do ta vazhdojmë me takime bilaterale me kryeministrin e Polonisë, z. Tusk, i cili do të jetë kryesuesi i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Po ashtu, do të zhvillojmë takim bilateral me kryeministrin e Spanjës, z. Sançez dhe disa orë më vonë do të mbahet Samiti zyrtar i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

Pres përshtypje vërtet pozitive, jemi këtu për të mbrojtur interesat maqedonase, identitetin maqedonas dhe njëkohësisht, për të dërguar një mesazh se vendi ynë, siç kemi konfirmuar disa herë, është këtu, si anëtar i barabartë dhe i plotë i Bashkimit Evropian”.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 18:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?