Taravari: listën pozitive të ilaçeve e zgjeruam atë që BDI për 15 vite nuk e realizoi | AUDIO

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 20:11 Përditësuar

Taravari: listën pozitive të ilaçeve e zgjeruam atë që BDI për 15 vite nuk e realizoi | AUDIO

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigj pyetjeve të deputeteve, mes tjerash tha që kemi arritur ta zgjerojmë listën pozitive të ilaçeve.

“Ne arritëm për gjashtë muaj ta zgjerojmë listën pozitive të ilaçeve atë që BDI nuk arrti dot ta realizonte për 15 vite me radhë. Gjithashtu, dua t’i përmendi 600 specializantë që do të punësohen, 300 këtë vit dhe 300 vitin e ardhshëm. Arritëm ta bëjmë marrëveshjen kolektive që BDI nuk arriti ta bëjë për 10 vite”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Arben Taravari, nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigj pyetjeve të deputeteve, mes tjerash foli edhe për vendimin e tij për shkarkimin e drejtorëve ekonomik gjë për të cilën është sulmuar mjaftë ministri Taravari. 

“E nderuara deputete Dijana Toska, sa i përket drejtorëve ekonomik është vendimi i njëjtë që kam marrë edhe në vitin 2017, përse nuk reaguat atëherë por po reagoni tani? Ku është problemi këto ishit atëherë, që thoshit që gjithçka është në rregull”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai shtoi gjithashtu se për arritjet në Shëndetësi mund t’i pyesni anëtarët e BDI-së se çfarë bëhet në spitalin e Tetovës, Gostivarit, e të tjera. Prandaj, sipas Taravarit nëse prisni që për gjashtë muaj të bëhet Klinika në Shkup si spitali në Universitetin Karolinska është e pamundur të bëhet.

Taravari, duke u përgjigj pyetjeve të deputeteve, tha se duhet kohë për ta përmirësuar sistemin e shëndetësisë, e për të cilin po punohet vazhdimisht në këtë drejtim. Me çka Taravari kumtoi se janë ndarë rreth 1 miliardë euro për shëndetësinë për vitin 2025. 

“Nuk mund të bëhen gjërat brenda natës, ne po punojmë vazhdimisht kemi arritur të ndajmë 1 miliardë euro buxhet nga shteti për sistemin e shëndetësisë për vitin 2025. Dhe, besoj se rezultatet e dukshme në vitin e ardhshëm do t’i përshëndesin edhe deputetët e BDI-së.

Taravari mes tjerash dha edhe një zotim publik që 1.500 punëtorë shëndetësor të mbajtur peng nga BDI do të marrin vendime. 

“Shpresojë që edhe ju si BDI do të gëzoheni këtij vendimi e suksesi që për 1.500 të punësuar në shëndetësi që i keni mbajtur peng me kontrata në vepër që për të gjithë do të ketë vendime”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai potencoi se edhe ky është problem i trashëguar prej BDI-së, e që tani VLEN po e zgjidh.

Taravari: Për 22 vite qeverisje nuk arritën ta përfundojë as kanalizimin në Zajaz

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nga foltorja e Kuvendit duke u përgjigj pyetjeve të deputeteve, mes tjerash pati polemika me deputeten nga BDI, Dijana Toska, të cilës i tha që ju si BDI nuk keni arrit ta mbyllni asnjë projekt ashtu siç duhet e siç i ka hije. Tutje Taravari ironizoi me vendlindjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili u tha se as në Zajaz nuk keni përfunduar kanalizimin. 

“Mua më vjen keq që nuk arritët as kanalizimin në Zajaz në vendlindjen e kryetarit tuaj ta përfundoi për 22 vite qeverisje. Fatkeqësisht, këto jeni ju. Unë tani do tu përmendi disa gjëra që i keni bërë. Këto 1500 kontrata në vepër nuk i kemi bërë ne i trashëguam prej jush. Prandaj, ne tani po u gjejmë zgjedhje”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai shtoi tutje se shpreson se do të gëzohet edhe BDI se VLEN po zgjidh edhe problemet e trashëguar prej tyre.

Taravari: Shihni çfarë keni bërë vetë për të parë çfarë po bëjnë të tjerët 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, nga foltorja e Kuvendit u përgjigj pyetjeve të deputeteve, mes tjerash ai deputetes së BDI-së, Dijana Toska, iu përgjgigj përmes një thënie të cilët e citon Taravari. 

“E nderuara deputete Dijana faleminderit për pyetjen, e ndjej për obligim të kujtoj për ju thënien që “duhet të shihni çfarë keni bërë vetë për të parë çfarë po bëjnë të tjerët”. Unë nuk do të ju pyes se çfarë bëri BDI për 7 mandate në qeveri për shëndetësinë. Sepse, e di që asnjë spital nuk keni bërë”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Dhjetor, 2024 20:11 Përditësuar