UT dhe Universiteti Sam Houston nënshkruan memorandum për bashkëpunim akademik dhe shkencor

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 14:28

UT dhe Universiteti  Sam Houston nënshkruan memorandum për bashkëpunim akademik dhe shkencor

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Shtetëror Sam Houston nga Teksasi i SHBA-së, më 18 dhjetor 2024, nënshkruan një memorandum i cili ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor midis dy institucioneve. 

Ky memorandum synon nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin në fushat e arsimit dhe kërkimit shkencor. Palët u dakorduan të angazhohen në një sërë aktivitetesh të përbashkëta, përfshirë: projekte kërkimore dhe projekte pilotë; shkëmbim të personelit kërkimor dhe mësimdhënës; shkëmbim të studentëve; organizimin e seminareve, konferencave dhe aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbim të botimeve shkencore dhe materialeve për qëllime edukative dhe kërkimore. Ky memorandum ka paraparë në vete edhe forma tjera bashkëpunimi siç janë: vizita afatshkurtra të stafit akademik për konsultime, leksione dhe planifikim projektesh; vizita afatgjata të personelit kërkimor dhe teknik për trajnime dhe pjesëmarrje në projekte kërkimore; shkëmbim të studentëve për trajnime praktike dhe pjesëmarrje në programe ndërkombëtare; promovim të kontakteve me shkencëtarë të shquar nga qendra akademike ndërkombëtare. 

Në takimin e sotëm të nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit  nga Universiteti i Tetovës morën pjesë: Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i shoqëruar nga përgjegjësja e Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare, Doc. Dr. Hatibe Deari Zeqiri, ndërsa Universiteti Shtetëror Sam Houston u përfaqësua nga: Dr. Sharmistha Self – dekane e Fakultetit të Administrimit të Biznesit, Dr. Natalie Hegwood – zëvendësdekane e Fakultetit të Administrimit të Biznesit, Gjeneral David Glaser, shef i Zyrës për strategji në Fakultetin e Administrimit të Biznesit. 

Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të shumta për të dy universitetet dhe të nxisë zhvillimin e arsimit dhe kërkimit shkencor në nivel ndërkombëtar.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 14:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?