Avokati i Grubit ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim | AUDIO

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 21:35

Avokati i Grubit ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim | AUDIO

Avokati i Artan Grubit, për të cilin është shpallur fletarrest ndërkombëtar për keqpërdorim të parave në “Lotarinë Shtetërore” ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim, konfirmuan nga Gjykata Penale Shkup.

Nga aty thonë se vendim do të merret në ditët në vijim.

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarreste ndërkombëtare për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët akuzohen për keqpërdorim të rreth tetë milionë eurove në Lotarinë Shtetërore. Prokuroria Publike më parë njoftoi se do të kërkojë nga MPB që të shpallë fletarrest për Grubin dhe Bajramin, të cilëve gjykata penale u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa të cilët për momentin janë të pakapshëm për organet e rendit.

Avokati Antonio Apostollski do ta përfaqësojë ish drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami, në rastin për të cilin ai bashkë me ish zëvendëskryeministrin Grubi dhe edhe disa të tjerë dyshohet për keqpërdorim të rreth tetë milionë eurove në Lotari. Apostollski tha se Bajrami nuk ka ikur nga shteti por se tashmë disa muaj ai jeton jashtë vendit.

Kryeministri Hristian Mickoski lidhur me arratisjen e Artan Grubit, nga Brukseli porositi se me vetë atë që dikush ka ikur dhe nuk është i kapshëm për organet e rendit, ai vetëm konfirmon se është fajtor.

“Artan Grubi dhe të gjithë ata për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer krim, duhet nga ana e Prokurorisë të dëshmohet se janë fajtorë, ndërsa nga ana e gjykatave të caktohet masa në bazë të dëshmive dhe aktakuzës, ndërsa i akuzuari të dëshmojë në procedurë gjyqësore se nuk është fajtor. Kështu duhet të funksionojë. Me vetë faktin që ka ikur dhe nuk është i kapshëm për organet e rendit, ai vetëm konfirmon se është fajtor. Unë i kuptoj, nuk i arsyetoj porositë të cilat vijnë nga opozita, ndërsa ne mundemi vetëm me vepra t’i ndalim ato spekulime, tha kryeministri Hristian Mickoski në intervistë për RTM.

Më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se nëpunësi i policisë, i cili e ka regjistruar Grubin kinse në këmbë e ka kaluar kufirin është suspenduar.

“Të gjitha provat që janë në drejtim të zbardhjes së rastit me daljen e personit që tani nuk është i kapshëm për organet e rendit dhe që duhet të përdoren në kuadër të kësaj procedure janë siguruar nga MPB, gjegjësisht MPB posedon një video incizim ku shihet qartë shkelje e ligjit dhe shkelje e procedurave standarde operative nga polici i cili në atë moment ka qenë në kuadër të policisë kufitare”, thekson Toshkovski në videon e publikuar në faqen e tij në Fejsbuk.

Shton se kundër të njëjtit ditën e ardhshme janë ndërmarrë të gjitha procedurat hetuese dhe në bazë të të njëjtave është dorëzuar njoftim deri në prokurorinë kompetente publike, ndërsa ajo është Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.  “Gjatë ditës së sotme pas konsultimit me prokurorin kompetent publik do të përgatitet padi penale e cila ditën e ardhshme, gjegjësisht nesër do të dorëzohet në prokurorinë kompetente publike”, informon Toshkovski.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Dhjetor, 2024 21:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?