BDI: Mirëpresim faktin që institucionet vendore kanë nisur ndjekjen e emrave të psanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2024 09:38

BDI: Mirëpresim faktin që institucionet vendore kanë nisur ndjekjen e emrave të psanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Është një hap që tregon reflektim, veçanërisht pasi të njëjtët aktorë politikë më parë e kishin bllokuar ligjin për kufizimet për të sanksionuarit.

Megjithatë, drejtësia nuk mund të ndalet këtu. Nëse me të vërtetë ka filluar një proces për t’i dhënë fund abuzimeve dhe korrupsionit, atëherë ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, i paanshëm dhe i drejtë.

Shembulli më i qartë i një drejtësie të paplotë është figura e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, i cili, ndonëse i futur në listë të zezë, vazhdon të zhvillojë bizneset e tij “më mirë se kurrë.”

Nëse institucionet janë të përkushtuara ndaj drejtësisë, atëherë edhe ai duhet të jetë pjesë e këtij procesi, sepse drejtësia selektive krijon përshtypjen e një gjuetie politike dhe supremacie etnike.

BDI kërkon një proces të barabartë dhe transparent. 

Nuk duhet lejuar që kjo situatë të perceptohet si një mjet për instrumentalizim politik apo për thellimin e ndasive etnike. 

Çdo abuzim me pushtetin, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike, duhet të marrë përgjigjen e merituar nga drejtësia.

Qytetarët presin një shtet ku drejtësia trajton të gjithë njësoj. Kjo nuk është vetëm çështje llogaridhënieje – është themeli për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.

BDI mbetet e palëkundur në kërkesën për drejtësi dhe barazi, duke mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Dhjetor, 2024 09:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?