Mexhiti takoi Komunitetin Shqiptar të Selanikut

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Dhjetor, 2024 18:28

Mexhiti takoi Komunitetin Shqiptar të Selanikut

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti ka takuar sot Komunitetin Shqiptar të Selanikut. Në takimin që u realizua në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Mexhiti tha se kjo vizitë ishte një mundësi për të forcuar lidhjet mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre që jetojnë në rajon.

“Ishte një nder i veçantë që sot, në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, takova Komunitetin Shqiptar të Selanikut. Vizita e tyre në Shkup është një akt simbolik që na kujton lidhjet e thella mes shqiptarëve, pavarësisht vendit ku jetojmë.

PInstituti ku u zhvillua takimi është një institucion i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe për forcimin e identitetit kombëtar. Kjo vizitë ishte një mundësi për të ripërtërirë angazhimin për mbrojtjen e gjuhës, zakoneve dhe traditave tona, si dhe për të forcuar lidhjet mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre që jetojnë në rajon”, tha Mexhiti. Ai më tej shtoi se si Zëvendëskryeministër i Parë, mbetet i angazhuar për të promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar dhe për të krijuar një shoqëri ku çdo qytetar ndihet i respektuar dhe i barabartë.“Të nderuar përfaqësues të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, Faleminderit për vizitën tuaj! Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbrojtur dhe zhvilluar pasuritë tona kulturore”, tha mes tjerash Mexhiti.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Dhjetor, 2024 18:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?