BDI: Hipokrizia e “S’Vlen” ndaj Diasporës Shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 15:45

BDI: Hipokrizia e “S’Vlen” ndaj Diasporës Shqiptare

“Mirë se vini bashkëatdhetarë!” – Thirrje të zbrazëta nga një qeveri që, me vendime politike, ka fshirë ekzistencën dhe rëndësinë e diasporës shqiptare, akuzuan nga BDI.

Kjo qeveri, sipas BDI, njëetnike nuk nguroi të manipulojë formulën e llogaritjes për shqiptarët, duke ulur përqindjen nga 29.4% në 24.5%, vetëm sepse refuzoi të përfshijë regjistrimin historik të diasporës në censusin e fundit, thonë nga BDI, duke cituar problemet.

 Ky vendim ka pasoja të drejtpërdrejta: 

 • Reduktimi i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike, duke përfshirë administratën shtetërore dhe organet vendimmarrëse.

 • Shkurtimi i buxhetit për komunat shqiptare, pasi ndarja financiare nga buxheti qendror tani bazohet në një përqindje të ulur të popullsisë. 

 • Pakësimi i numrit të këshilltarëve komunalë në komunat shqiptare, duke cenuar zërin e komunitetit tonë në nivel lokal. 

 Ato dhjetra mijëra bashkatdhetarë që luftuan për t’u regjistruar, për të dëshmuar praninë dhe forcën e tyre, tani janë fshirë me një vendim të njëanshëm. 

 Diaspora shqiptare nuk është thjesht një numër. 

 Ajo është shtylla financiare e këtij vendi, duke dërguar miliarda remitanca për vite me radhë. 

 Ajo është lobimi politik që ka çuar përpara interesat e shqiptarëve në botë. 

 Ajo është identiteti ynë kombëtar, krenaria dhe lidhja jonë me rrënjët. 

 Por për këtë qeveri, diaspora nuk vlen. Me një vendim të vetëm, ata shumëzuan sakrificën e saj me zero.  

Dhe tani, në prag festash, kanë guximin të hedhin slogane dhe lot krokodili, duke mirëpritur ata që i kanë fshirë nga çdo e drejtë dhe llogaritje. 

Hipokrizia e “S’Vlen” nuk ka kufij! Por shqiptarët nuk harrojnë. 

 Diaspora është pjesë e pandashme e kombit dhe askush nuk mund ta fshijë atë nga historia dhe e ardhmja jonë.  Shkurt e shqip: Vleni S’Vlen, thonë nga BDI.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 15:45

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.