Mickoski thirrje Grubit: Kthehu dhe përballu me drejtësinë

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 21:47

Mickoski thirrje Grubit: Kthehu dhe përballu me drejtësinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i bëri thirrje ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi që të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë.

“Nuk do të doja të spekuloja tani nëse Grubi ndodhet në Shqipëri apo Kosovë. Por fakt është se nuk ka qenë i pastër si loti, sepse po të ishte i tillë, nuk do të ikte nga drejtësia, por do të vinte këtu dhe do ta mbronte pafajësinë e tij,” tha Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Opozita maqedonase akuzoi ministrin e Brendshëm, Toshkovski, se ka lejuar arratisjen e Grubit dhe se nuk arrin ta gjejë atë.

“Si mundet që Toshkovski të jetë aq i painformuar kur Izet Mexhiti, partner i koalicionit, e di se Grubi është në Shqipëri, e Toshkovski jo? Ai tanimë është i pjekur për të dhënë dorëheqje, pas shumë skandaleve që kanë ndodhur,” thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga ana tjetër, BDI kërkon që të kthehet në procedurë kuvendore ligji për masa restriktive, i cili parasheh që ndaj personave që ndodhen në listë të zezë të SHBA-ve të zbatohen masa edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ish-zëvendëskryeministri Grubi, bashkë me ish-drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami, dyshohen për keqpërdorim në “Lotarinë Shtetërore”, ku është shkaktuar dëm mbi 8 milionë euro.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Dhjetor, 2024 21:47