ASH-Sela: VLEN e shkeli edhe premtimin e fundit, kaluan 6 muaj nuk ka biseidme me BE-në

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Dhjetor, 2024 15:32

ASH-Sela: VLEN e shkeli edhe premtimin e fundit, kaluan 6 muaj nuk ka biseidme me BE-në

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, kërkon dorëheqje nga VLEN-i, për shkak, sipas tyre, mos përmbushjes së premtimit për realizimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Dëgjuam edhe zotime të llojit se “ne jemi kozistent” dhe se do ta rishqyrtojmë qëndrimin në Qeveri nëse brenda 6 muajve nuk bëhen ndryshimet kushtetuese. Qytetarët janë dëshmitarë se eksponentët e VLEN deri më tani kanë shkelur shumë premtime dhe asnjë prej tyre nuk e kanë mbajtur. Por, kësaj radhe ju bëjmë thirrje që ta mbajnë një premtim të vetëm që edhe ata mos të kenë më raste të reja ku do të detyrohen të shkelin premtime. I ftojmë që të binden se si pasojë e mungesës së legjitimitetit, ata nuk kanë as peshë politike në atë Qeveri dhe as si pyet kush për asgjë”, huhet në reagimin e ASH-së së Selës.

Përveç autoritetit të tyre që ju ka rënë në nivelin më të ulët, me qëndrimin e mëtejmë në Qeveri, VLEN po rrezikon edhe dinjitetin dhe të ardhmen e qytetarëve dhe mban gjallë vetëm projektin antishqiptar dhe antieuropian të padronëve të tyre. Bëheni një herë njerëz të fjalës, mbajeni të paktën këtë premtim dhe kapeni mundësinë e fundit për ta shpëtuar fytyrën një herë të vetme! Ne ju premtojmë që nuk futemi në atë Qeveri ashtu siç u futët ju, por mbetemi në qëndrimin për zgjedhje të parakohshme dhe kushtëzime serioze për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve”, thuhet në reagimin e ASH-së së Selës.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 23 Dhjetor, 2024 15:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.