Osmani: Nuk e di ku është Grubi, por ka gabuar që ka ikur

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 23:30

Osmani: Nuk e di ku është Grubi, por ka gabuar që ka ikur

Nënkryetari i BDI-së dhe ish-ministër në disa qeveri, Bujar Osmani, thotë se nuk ka të dhëna se ku ndodhet Artan Grubi, për të cilin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar si i dyshuar në rastin “Lotaria e Shtetit”.

Osmani në një intervistë për “360 gradë” në TVM 1 tha se nuk e di nëse Grubi ka nënshtetësi shqiptare, por tha se “veprimet e individëve nuk e përcaktojnë të gjithë partinë”.

“Partia përcaktohet nga parimet e saj, nga politikat e saj, nga vendimet kolektive që merr në atë pjesë. Nuk besoj se mund të gjeni ndonjë gjë të diskutueshme për politikat e BDI-së, veçanërisht për politikën kundër korrupsionit”, tha Osmani.

Vërejtjes se nuk mund të reduktohet lehtë në individ, duke pasur parasysh pozitat e larta shtetërore dhe partiake të Grubit, Osmani u përgjigj se “partia nuk mund të mbajë përgjegjësi për 34 mijë anëtarë dhe veprimet e tyre”.

“Kushdo që në procese ligjore vërtetohet se ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. Ne nuk kemi asnjë shqetësim për këtë, të gjithë. Megjithatë, është shumë e rëndësishme që ai të jetë në një proces të paanshëm, politikisht të pa instrumentalizuar. Pra, nëse më pyet pse iku, mendoj se ka gabuar që ka ikur. Ai duhej të qëndronte, të përballej dhe të thoshte të vërtetën e tij. Partia nuk mund të mbajë përgjegjësi për 34 mijë anëtarë dhe veprimet e tyre”, tha Osmani.

Lidhur me vendosjen e Grubit në “listën e zezë” të Departamentit Amerikan të Shtetit, Osmani tha se disa parti politike kanë keqpërdorur besimin e Ambasadës Amerikane dhe kanë shfrytëzuar informacionet edhe para se të publikoheshin zyrtarisht.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 23:30
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë