Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i ka kthyer përgjigje kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili sot theksoi se koalicioni VLEN për interesa personale po rrezikon të arriturat shqiptare, ndaj tha se të njejtët duhet të reflektojnë ndaj veprimeve të veta.
“Në cilën rrugë të kthehemi, Ali Ahmeti? Në rrugën e Artanit Grubit, Ramiz Merkos…, rrugën e listës së zezë, në rrugën mbrapsht dhe pa dinjitet. I turpëruar je ti, që je duke mbyllur karrierën tënde si është më keq. Shqiptarët do të ndjeheshin të dëshpëruar sikur ju të vazhdonit rrugën e qeverisjes së keqe, që dëshmohet me raste të shumta në dëm të së ardhmes së tyre”, theksoi Kasami përmes një porosie në rrjetet sociale.(INA)
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
23 Dhjetor, 2024 23:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.