VLEN: Përkushtohemi që çdo familje gjatë festave të kenë sofrat plotë

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 09:24

VLEN: Përkushtohemi që çdo familje gjatë festave të kenë sofrat plotë

Koalicioni VLEN edhe një herë dëshmon se është pranë qytetarëve për të plotësuar nevojat e tyre, duke treguar kujdes të veçantë për gjitha familjet e në veçanti ato shqiptare në këto periudha festive, thuhet në kumtesën e VLEN.

Përmes “Shportës së Vitit të Ri” qytetarët tanë do të kenë tavolina më të mbushura që këtë vit të ndryshimit ta festojnë ndryshe, edhe më shumë edhe më mirë. Kjo masë që është vendosur gjatë Vitit të Ri, e njëjta do të vlejë edhe për muajin Ramazan. 

Inspektorati Shtetëror i Tregut është çdo ditë në terren ku tregtarët po respektojnë masat e qeverisë,  dhe kjo rezulton me atë që qytetarët janë të kënaqur me këtë masë, pasi më lehtë po i përballojnë shpenzimet e fundvitit. 

VLEN po kujdeset që çmimet e produkteve bazë të jenë më të lira gjatë festave të fundvitit, duke vendosur edhe standarde të reja të kujdesit për qytetarët. Që me automatizëm çrrënjosim metodat e prapështa të instaluara nga BDI kur talleshin me qytetarët teksa ulnin çmimet e produkteve të luksit duke i ndihmuar xhepave të tyre, pasi qytetarët e rëndomtë nuk kishin kontakt me ato produkte çmimet e të cilëve ulte ish-pushteti.

VLEN vazhdimisht edhe në periudhën e ardhshme do të angazhohet për çmime më të lira për qytetarët tanë.  Kujdesemi për mirëqenien dhe standardin më të lartë të qytetarëve. VLEN tani ka kaluar në veprim, përfundon kumtesa.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Dhjetor, 2024 09:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?