VLEN: BDI non-grata, thirrni Artanin e listës së zezë si ekspert për “çkapjen” e shtetit!

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2024 12:13

VLEN: BDI non-grata, thirrni Artanin e listës së zezë si ekspert për “çkapjen” e shtetit!

BDI, partia non-grata që për 20 vite e ktheu kapjen e shtetit në art, sot shtiren si moralistë dhe e duan drejtësinë?!

Кy është absurdi më i madh i dekadës! Po flasim për partinë që e ktheu gjyqësorin në filial të BDI-së, ku vendimet nuk merreshin në sallat e gjyqit, por në zyrat e partisë. Dhe tani këta “profesorë të korrupsionit” akuzojnë qeverinë për kapje të shtetit!

Kapja e shtetit doli si koncept ne raportin Priebe për të cilësuar qeverisjen Gruevski-Ahmeti, qeverisje ku dëboi mijëra shqiptarë nga vendi, me raste të montuara politike dhe padrejtësi të shumta. 

Kapjen e drejtësisë nga ata mund ta dëshmojmë me emra – Xhelal Bajrami, Barlet Xhaferi, djali i Talat Xhaferit, Ixhet Memeti, e shumë të tjerë. 

Si mundet prokuroria e Islam Abazit, të japë mendim për lirimin e të dënuarve të 27 Prillit dhe të njëjtën kohë BDI non grata, të na akuzojë për kapje të shtetit?! Kujt po i bëjnë humor të zi këta?!

Andaj, sugjerojmë BDI-në non grata, që ta ftojnë banorin më të ri të listës të zezë, Artan Grubin si “ekspert” për çkapjen e shtetit. 

BDI non grata nuk është mësuar me qeverisje të mirë, andaj po e përjetojnë shumë keq NDRYSHIMIN. Ju që keni mbi supe tragjedinë e Spitalit Modular të Tetovës, dhe ende keni fytyrë të akuzoni pa bazë. Ju që po mbushni listën e zezë amerikane, ju që turpëruat shqiptarët. Një parti non grata nuk ka çfarë i ofron skenës politike shqiptare, përveç se të zeza dhe politika destruktive. Jeni pjesë e historisë të zezë të shqiptarëve. 

Partia non grata BDI përveç në konkurrencën e krimit në asgjë tjetër nuk mund të konkurroj për vend të parë. Koalicioni VLEN, bënë të ditur se nuk do të ketë kompromis me ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe  kanë dëmtuar shqiptarët për 20 vjet rresht.

43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2024 12:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
43
SONDAZHI

Sa e qëndrueshme është bashkëpunimi mes partive në Koalicionin VLEN?

  • Shqipëria e paprekshme