Mexhiti: Filloi shfrytëzimi i mjeteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave të ofruara nga BEI

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2024 13:53

Mexhiti: Filloi shfrytëzimi i mjeteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave të ofruara nga BEI

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot e nënshkruajti Marrëveshjen e Parë të Furnizimit Publik me ofertuesin e përzgjedhur më të favorshëm për furnizimin e instrumenteve matëse për leximin në distancë me instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve të leximit, në komunën e Kavadarit. Marrëveshja  në vlerë prej 300.000 euro dhe do të zgjasë 12 muaj nga dita e nënshkrimit.

Me këtë edhe zyrtarisht filloi realizimi i projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”, për të cilin janë siguruar mjete në vlerë prej 55 milionë euro përmes kredisë nga Banka Evropiane për Investime.

Kredia mbulon të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilat me projektet e tyre prioritare aplikojnë në Ministri për realizimin e tyre.

Zbatimi i projektit për përmirësimin e infrastrukturës ujore po zhvillohet me një dinamikë  të përshpejtuar dhe në ditët në vijim pritet të nënshkruhen marrëveshjet për furnizim publik me ofertuesit më të favorshëm për kryerjen e punimeve në disa komuna të tjera të vendit. FM

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Dhjetor, 2024 13:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?