Toshkovski: Grubin do ta kthejmë në Maqedoni, do të gjejmë mënyra

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 17:46

Toshkovski: Grubin do ta kthejmë në Maqedoni, do të gjejmë mënyra

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend foli për largimin e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi nga Maqedonia e Veriut. Toshkovski tha se polici kufitar bëri “gabim kardinal”, ndërkaq tha se i njëjti është shqetësuar apo emocionuar nga përmasat e figurës politike që po largohej nga Maqedonia, por edhe nga vetura luksoze me të cilën po transportohej i njëjti. Ministri premtoi se do të hetojë nëse rasti ka qenë i organizuar, apo koincidencë.

“Personin që po e përmendni, është fakt që është i pakapshëm për organet e ndjekjes. Të dielën, në orët e hershme të mëngjesit, personi i përmendur e ka lëshuar Maqedoninë me veturë me targa diplomatike, ai ishte pasagjer, ishte ulur përpara, me personin që voziste. Punonjësi i policisë kufitare bëri një gabim kardinal, në vend që të deklarojë se është në listën e ndalimit, i njëjti, i shqetësuar apo i emocionuar nga përmasat politike të personit që largohet nga Maqedonia apo nga luksi i automjetit, pa respektuar procedurën standarde, dhe pa konstatuar se ky ishte në listën e ndalesave, e la të kalojë pa pengesa. Kur polici e konstatoi se për personin ka listë ndalimi, personi tashmë ndodhej në Kosovë. Kjo u vërtetua nga një video incizim nga kamerat që regjistronin 24 orë në kufi”, tha mes tjerash Toshkovski.

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 17:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?