Limani nënshkroi dokumentin për çerdhet në Haraçinë dhe Likovë

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 23:05

Limani nënshkroi dokumentin për çerdhet në Haraçinë dhe Likovë

Ministri Fatmir Limani ka nënshkruar marrëveshjen dhe e ka dërguar dokumentin deri te Ministria e Financave, prej ku ka marrë përgjigje pozitive, për hapjen e kopshtit të fëmijëve në komunat Likovë dhe Haraçinë. Deri në fund të kësaj jave pritet që i gjithë problemi të zgjidhet, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, i cili u përgjigj në pyetjen e deputetes Rina Hajdari nga koalicioni Fronti Evropian, raporton MIA. Pyetja ishte nëse Limani nuk e ka respektuar ligjin dhe ka vendosur kusht, për të mos e nënshkruar dokumentin për hapjen e kopshteve. 

“Në parim jam në gjendje shumë të keqe kur dikush i vendos fëmijët në një betejë politike, siç e keni bërë ju sot këtu. Ka mënyra shumë më legjitime për të luftuar politikisht, ka mënyra shumë më konkrete për ta bërë këtë, por ju vendosët të abuzoni me fëmijët dhe kjo sipas meje nuk është mirë për ju. Por, mirë ky është vendimi juaj dhe ju ashtu mendoni se duhet ta udhëheqni betejën tuaj politike. Sa i përket kërkimit të faljes, kam vënë re se disa nga mediat e kanë raportuar gabim kërkim faljen. Kërkim falja ishte për qytetarët e dy komunave Likovës dhe Haraçinës, për shkak të shqetësimit të shkaktuar si pasojë e deklaratave të kryetarëve të papërgjegjshëm të komunave”, tha Mickoski.

Ai theksoi se sa i përket punës së Limanit do ta vlerësonte me notën më të lartë.

Objekti është gati, por çerdhja akoma nuk po hapet në Haraçinë, pasi Ministri për Punë Sociale dhe Demografi Fatmir Limani, më 24 dhjetor kishte deklaruar se pa kërkuar falje publike Kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi që e ka quajtur “ministër jo legjitim” nuk do të jep nënshkrime për punësim.

Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, në muajin nëntor kishte deklaruar se asnjë procedurë që ka të bëj me këto çerdhe nuk është neglizhuar, por se në vijim është procedura e nënshkrimit të pëlqimeve për stafin që do të punoj në këto objekte. Në çerdhen e Haraçinës “Fatosat” pritet të sistemohen 115 fëmijë pavarësisht që lista e pritjes së fëmijëve tejkalon këtë numër. Gjithashtu, edhe në çerdhen e Likovës “Valbona 2001” pritet të sistemohen 115 fëmijë të ndarë në 6 grupe.

263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 23:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?