Për katër vjet besimtarët dhuruan për vakëf 132. 850 metra katror tokë

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 23:18

Për katër vjet besimtarët dhuruan për vakëf 132. 850 metra katror tokë

Nën moton “Vakëfi juaj, një trashëgimi që nuk shuhet”, sot drejtoria e Vakëfëve pranë Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, në shenjë respekti kanë ndarë mirënjohje për të gjithë ata besimtarë muslimanë që kanë dhuruar tokat e tyre për vakëf.

Drejtori i Vakëfeve në BFI, Fehmi Ebibi, informoi se vetëm për katër vite toka e cila i’u është dhuruar për vakëf arrin vlerën e 132. 850 metra katror në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

FEHMI EBIBI,DREJTOR I VAKËFËVE PRAN BFI-SË

Prej vitit 2021 deri 2024, ne kemi saktësishtë 59 vakifa, që sot do të ndahen vakufmane, diku me vlerë në metra katrorë, kemi 132. 850 metra katror gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Shumica e këtyreve vakëfeve janë dhuruar për Xhami, për varreza dhe për qëllime tjera d.m.th këto janë vende të cilat zakonishtë gjendet në mes vendbanimeve, të cilët edhe vlerën e kanë të madhe”.

Fjalim mbajti edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, i cili, dhuruesve ju tha se ata me atë vendim që kanë marrë, i kanë hapur pasurisë së tyre rrugën për tu shtuar ende më shumë deri në pa fundësi, ndërsa sqaroi në aspektin fetarë se sa shpërblim fiton personi që dhuron për vakëf.

SHAQIR FETAHU,KRYETAR I BASHKËSISË FETARE ISLAME 9:49

Vakufi është pronë që e keni lënë në shërbim të njerëzimit, në shërbim të xhamive, në shërbim të shkollave, të institucioneve fetare-islame, në shërbim të institucioneve të ndryshme, në shërbim të kultivimit të dijes, të kuadrove që do të dinë të drejtojnë kombin dhe popullin e tyre në rrugën e dijes dhe në rrugën e vërtet”.

Në fund të ceremonisë të gjithë muftitë e disa qyteteve në vend, duke përfshirë ai i Shkupit, i Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Strugës dhe i Manastirit, ndaun mirënjohje për të gjithë, më pas edhe ata vet pranuan mirënjohje nga drejtori i Vakëfëve pranë BFI-së, Fehmi Ebibi.

263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 23:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?