BDI: E ndaluan edhe abetaren: BOLL MË! 

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 13:09

BDI: E ndaluan edhe abetaren: BOLL MË! 

Bashkimi Demokratik e Integrimit (BDI) dënon miratimin e ligjit në Kuvend të propozuar nga Ministria e Arsimit, me mbështetjen e VLEN-DPMNE-së, që ndalon përdorimin e Abetares Kombëtare, një simbol i rëndësishëm i gjuhës dhe identitetit shqiptar, i cili përdoret nga të gjithë shqiptarët kudo në botë, tha Lirodon Disha nga BDI.

“Ironikisht, vetëm disa javë më parë, kryetarë komunash nga vlen bënë promovimin dhe shpërndarjen e kësaj abetareje si pjesë e një projekti të qeverisë së kaluar, duke e konsideruar atë si një arritje për nxënësit shqiptarë.  Sot, të njëjtët kanë propozuat dhe votuar ndalimin e saj, duke dhënë një mesazh të qartë për mungesën e respektit ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave arsimore të shqiptarëve”, tha Disha.

Një tjetër goditje, th ai, ndaj barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve është vendosja e një testi të detyrueshëm verëm për gjuhën maqedonase për të gjithë kandidatët për drejtorë të shkollave fillore, madje edhe në shkolla ku mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe. 

“Ky veprim është diskriminues dhe krijon asimetri të thellë mes gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe, duke dëmtuar rëndësinë dhe barazinë që garanton Kushtetuta. 
BDI shpreh shqetësimin e thellë për këto masa të cilat jo vetëm që kërcënojnë të drejtat e shqiptarëve, por cenojnë edhe unitetin dhe kohezionin shoqëror në vend, tha Disha.

Sipas tij, përpjekjet për të kufizuar institucionalisht dhe ligjërisht rëndësinë e gjuhës shqipe dhe për të diskriminuar shqiptarët në fushën e arsimit janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me aspiratat euroatlantike të vendit tonë. 

“Boll më! I bëjmë thirrje qeverisë aktuale me legjitimitet monoetnik që të heq dorë nga këto politika përçarëse dhe të rikthejë fokusin tek bashkëjetesa, barazia dhe respekti reciprok mes komuniteteve. Shqipëtarët kanë dhënë shumë për këtë vend dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe respekt. BDI do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në çdo nivel dhe do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të siguruar barazi dhe drejtësi.  BDI do të mbështes çdo debat mbipartiak në interes të depolitizimit të arsimit, tha Liridon Disha nga BDI.

408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 13:09
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
408

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë