Taravari: Kuvendi i ASH-së vendos standard të ri në llogaridhënie dhe transparencë partiake

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 18:34

Taravari: Kuvendi i ASH-së vendos standard të ri në llogaridhënie dhe transparencë partiake

Aleanca për Shqiptarët mbajti sot Kuvendin e saj partiak në qytetin e Strugës, duke vendosur një standard të ri në llogaridhënie dhe transparencë brendapartiake. Gjatë këtij Kuvendi, të gjithë funksionarët, pa përjashtim, raportuan për punën e tyre përpara kuvendarëve.

Kjo praktikë inovative e llogaridhënies, e ndërmarrë nga ASH, përfshin kryetarin e partisë, ministra, zëvendësministra, deputetë, drejtorë dhe funksionarë të tjerë. Për më tepër, kjo qasje e re do të shtrihet edhe në nivel lokal, duke e bërë të detyrueshme llogaridhënien në të gjitha degët ku ASH operon.

Në këtë Kuvend, Arianit Reka u zgjodh kryetar i Akademisë pranë ASH-së, një organ i pavarur partiak me një mision të qartë.

Akademia synon të promovojë dialogun e strukturuar dhe përfshirës, duke nxitur kulturën e mirëkuptimit, kompromisit dhe respektit të ndërsjellë midis pjesëtarëve me ide të ndryshme politike brenda partisë. ASH vazhdon të demonstrojë përkushtim ndaj qeverisjes së mirë dhe përfshirjes së bazuar në transparencë dhe llogaridhënie, duke sjellë një model të ri për partitë politike në vend.

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Dhjetor, 2024 18:34
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë