Mexhiti: Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non-gratat

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 16:07

Mexhiti: Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non-gratat

Zëvendëskryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për bashkëpartiakun Artan Grubi, i cili pas shpalljes në listën e zezë të SHBA-së dhe përndjekjes nga organet hetuese maqedonase, dyshohet se ndodhet i fshehur në hapësirat shqiptare.

“Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non-gratat! Mos e njollosni hapësirën shqiptare me vulën e korrupsionit duke e implikuar në fshehjen e të akuzuarve për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare,” shkroi Mexhiti.

Ai theksoi se hapësira shqiptare duhet të mbetet simbol i krenarisë dhe dinjitetit. “Personat non-grata nga lista e zezë amerikane nuk guxojnë t’i bëjnë shtetet shqiptare pengje të drejtësisë dhe t’i implikojnë në keqpërdorimet e tyre. Ky është turp për politikën dhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut,” përfundoi Mexhiti.

Reagimi i tij pason kritikat ndaj politikave të BDI-së dhe rolin e saj në mbrojtjen e figurave të përfshira në skandale korrupsioni.

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Dhjetor, 2024 16:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?