“Bilans lufte”, për tri vite ndodhën 800 aksidente të rënda rrugëve të Maqedonisë së Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Janar, 2025 13:00

“Bilans lufte”, për tri vite ndodhën 800 aksidente të rënda rrugëve të Maqedonisë së Veriut

Vitin që lamë pas, Maqedonia e Veriut ka shënuar një numër të madh aksidentesh rrugore, duke përfshirë aksidente fatale dhe të tjera që kanë shkaktuar dëme materiale dhe pasiguri në trafikun e përditshëm. Dhe, kjo situatë ka nxitur autoritetet dhe shoqërinë për të marrë masa më të forta për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të ulur numrin e aksidenteve, duke shpresuar që në vitin 2025 – të arrihet një nivel më i lartë i kujdesit dhe ndërgjegjësimit nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Rreth 800 aksidente të rënda me 120 viktima dhe mbi 1500 të lënduar është bilanci i tri viteve të fundit në aksidentet rrugore. Shumë nga këto aksidente kanë ndodhur në periudha të lëvizshmërisë së madhe, si fundjavave dhe festave, kur trafiku është më intensiv.

Rritjen e numrit të aksidenteve, krahas Ministrisë së Punëve të Brendshme, e raporton edhe Agjencia për Sigurinë Rrugore. Madje, kjo e fundit ka propozuar masa shtesë për këtë vit, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve. Investime në rinovimin dhe zgjerimin e rrugëve kryesore, si dhe ndërtimi i rampave dhe kalimeve të sigurta për këmbësorët dhe çiklistët është pika e parë në propozimin e ASRr, ndërsa kërkohet edhe vendosja e sa më shumë kamerave dhe sistemeve të monitorimit për të kontrolluar shpejtësinë dhe për të identifikuar drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat.

“Gjithashtu, duhet menduar për fushata të reja për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për rreziqet që shkaktojnë shpejtësia dhe përdorimi i celularëve gjatë drejtimit, si dhe për nevojën për të respektuar rregullat e trafikut. Duhet bërë forcimi i kontrolleve të trafikut, veçanërisht gjatë orëve të natës dhe ditëve me mot të keq, dhe aplikimi i sanksioneve të forta për shkelësit e rregullave të trafikut.

Organizatat shoqërore dhe ato që promovojnë sigurinë rrugore duhet të intensifikojnë rolin e tyre në edukimin e qytetarëve për sjelljen e sigurt në rrugë dhe për krijimin e një kulture më të përgjegjshme të trafikut”, thuhet në propozimet e ASRr-së, ndërsa shtojnë se duhet rritur edhe angazhimi i institucioneve edukative.

“Shkollat dhe universitetet duhet të përfshihen më shumë në aktivitete edukative për rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve, duke i mësuar ata rregullat e sigurisë rrugore që nga mosha e hershme”, thonë nga ASRr, ndërsa shtojnë se këtë vit, do të jetë thelbësore që autoritetet dhe qytetarët të angazhohen për të zvogëluar aksidentet dhe për të siguruar një ambient më të sigurt në rrugë.

“Rritja e ndërgjegjësimit, përdorimi sa më pak i celularëve dhe teknologjive tjera gjatë drejtimit të automjeteve, si dhe investimet në infrastrukturë do të jenë pikat kryesore për të arritur një vit më të sigurt dhe me më pak aksidente”.Ndryshe, edhe pse ka pasur disa përmirësime në rrugët kryesore të Maqedonisë së Veriut, disa segmente të rrugëve mbeten të dëmtuara dhe të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve. Tani në dimër, reshjet e dëborës dhe ngricat kanë bërë që rrugët të bëhen edhe më të rrezikshme, duke rritur numrin e aksidenteve, veçanërisht në zonat malore dhe rurale.

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Janar, 2025 13:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?