LSDM: Në vend që të ulen çmimet u rritën, VMRO: Në kohën e tyre inflacioni ishte më i lartë

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Janar, 2025 22:42

LSDM: Në vend që të ulen çmimet u rritën, VMRO: Në kohën e tyre inflacioni ishte më i lartë

Vazhdojnë akuzat mes partive politike në vend. LSDM-ja opozitare e ka cilësuar si dështim të plotë politikën e qeverisë për shportën e Vitit të Ri. Sipas tyre, partia në pushtet VMRO-DPMNE nuk ka arritur të frenojë rritjen e çmimeve, pasi u ka dhënë kohë dhe hapësirë shitësve të mëdhenj për të rritur çmimet para se masat të hyjnë në fuqi.

“Në vend që të ulnin çmimet, ato u rritën, sepse qeveria u dha kohë dhe hapësirë tregtarëve të mëdhenj për të rritur çmimet e produkteve përpara se masa të hynte në fuqi. Vaji i ullirit, vezët, sheqeri, produktet e qumështit, bizelet, fasulet dhe thjerrëzat janë bërë më të shtrenjta dhe këtë qytetarët e ndjejnë çdo ditë dhe e shohin nëpër dyqane e markete. Kostoja e jetesës në dhjetor 2024 u rrit me 4.4%, dhe çmimet e mallrave bazë u rritën me 4.3%. Inflacioni gjithashtu u rrit, duke arritur në 4.4 për qind në dhjetor 2024, sipas LSDM.

Në anën tjetër, VMRO-DPMNE ka reaguar duke i akuzuar liderët e LSDM-së se në kohën e tyre kur ishte në pushtet, inflacioni ka qenë më i lartë.

“Ata nuk kanë vënë këmbë në treg, pasi i gjithë drejtimi i tyre jeton në një piedestal të lartë. Duke filluar nga presidenti i tyre, Venko Filipçe, i cili vozitë makina të shtrenjta dhe vazhdimisht pushon në Dubai, e deri te zëvendësja e tij, Fani Karanfilova Panovska, tarifat mujore të së cilës në OJQ-në Soros arrinin në disa mijëra euro. Nëse LSDM-ja do të bënte pazar në markete dhe shitore, do të shihte se mbi 1000 produkte ishin me çmime të reduktuara dhe vazhdimisht po merren masa për uljen e çmimeve. Inflacioni është në rënie të vazhdueshme, krahasuar me periudhën e qeverisjes së LSDM-së kur ishte dyshifror, thotë VMRO-DPMNE.

Kjo përplasje erdhi si pasojë e një mase të veçantë të qeverisë për uljen e çmimeve të disa produkteve ushqimore esenciale gjatë periudhës festive të fundvitit, e cila ishte në fuqi nga data 15 dhjetor 2024 deri më 15 janar 2025.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Janar, 2025 22:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?