Binjakët e porsalindur nga Prilepi vdiqën nga i ftohti!

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Janar, 2025 22:10

Binjakët e porsalindur nga Prilepi vdiqën nga i ftohti!

Binjakët e porsalindur që ndërruan jetën dje në rajonin e Prilepit kanë ngrirë deri në vdekje, kështu thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar “Borka Taleski” të Prilepit.

Sipas tyre, dje në orën 10:45 në Repartin e Pediatrisë është sjellë një foshnje e porsalindur femër, e cila ndodhej në gjendje të rëndë si pasojë e ngrirjes. Pasi është pranuar në spital, janë kryer ndërhyrje intensive mjekësore, foshnja është intubuar dhe është vendosur në batanije të ngrohtë. Por pavarësisht kësaj, gjendja e foshnjës ka vazhduar të përkeqësohet dhe në orën 13:00 është konstatuar vdekja.

Edhe për të porsalindurin mashkull, nga spitali i Prilepit thonë se për të njëjtat arsye – ngrirjr, ka ndërruar jetë në shtëpinë e familjes.

“Më datë 30.12.2024, një nënë e lindur në vitin 2001, në shtatzëninë e katërt (binjake) në institucionin tonë ka lindur në mënyrë spontane. Binjakët ishin të parakohshëm, të lindur në javën e 34-të të shtatzënisë. I porsalinduri i parë, mashkull, peshonte 1 kg e 970-gram në lindje dhe i dyti, femër, peshonte 1 kg e 780 gram. Më datë 10.01.2025, me kërkesë të nënës dhe me nënshkrimin e saj, të sapolindurit kanë dalë nga spitali. Më datë 16.01.2025, në orën 10:45, në pediatri është sjellë në gjendje të rëndë një e porsalindur femër si pasojë e ngricave. Sipas informacioneve të disponueshme, i porsalinduri mashkull kishte vdekur më parë në shtëpi nga i njëjti shkak”, njoftojnë nga Spitali i Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruara “Borka Taleski” – Prilep

Për rastin e vdekjes së binjakëve edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë rastin.

“Me datë 16.01.12025, në ora 11:00, nga Spitali i Përgjithshëm i Prilepit është raportuar se në shtëpinë e Z.R.(39) dhe V.R.(23). në afërsi të Prilepit, ka ndërruar jetë një foshnje disa javësh e gjinisë mashkullore ndërsa në gjendje të rëndë është sjellë në spital motra e tij binjake, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë rreth orës 13:00”, thonë nga MPB.

Sipas prokurorit publik të çështjes, Stevço Binoski, në një deklaratë për AIM ka thënë se të sapolindurit, femër dhe mashkull, kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Familja në fshatin Slavej ka kërkuar ndihmë urgjente. Ekipi i emergjencës me të mbërritur ka konstatuar vdekjen e një foshnje, ndërsa tjetri në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Prilepit, ku ka ndërruar jetë. Sipas prokurorit, familja jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe ka edhe tre fëmijë të tjerë.

Prokurori ka urdhëruar që të bëhet autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes së të porsalindurve. Ndërsa gjithashtu janë njoftuar autoritetet, përfshirë edhe qendrën për punë sociale në Prilep. /Alsat/

46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Janar, 2025 22:10
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
46

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë